Shpresat barazim me Maqedonine
Përfaqësuesja Shpresa e Shqipërisë e ka mbyllur me barazimin 2-2 turneun në Austri. Në miqësoren e dytë, ku si kundërshtarë kishin bashkëmoshatarët e tyre nga Maqedonia, kuqezinjtë e vegjël e kanë parë veten dy herë në disavantazh, megjithatë kanë gjetur forcën të shënojnë, e madje në minutat e fundit edhe mund ta kishin fituar ndeshjen.
Maqedonasit zhbllokuan shifrat vetëm pas 5 minutave lojë me Trajkovskin, por Under-21 e drejtuar nga trajneri Skënder Gega arriti të kthente barazpeshën në të 25-tën me rrjetën e realizuar nga sulmuesi Fabio Foxha.
Skuadrat shkuan në pushimin ndërmjet pjesëve në barazim 1-1, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës kundërshtarët shënuan në të 65-tën me 18-vjeçarin Babunski. Megjithatë, kur mungonin vetëm pesë minuta nga fundi i ndeshjes, kuqezinjtë shënuan golin e barazimit final 2-2 me Albi Dostin.
Sipas statistikave, Shpresat e Shqipërisë e mbyllën ndeshjen me 53 tentativa sulmuese kundrejt 74 të maqedonasve, megjithatë në minutat e fundit të besuarit e teknikut Gega krijuan shanse dhe kishin mundësi ta fitonin ndeshjen, ku paraqitën një lojë të fortë dhe agresive, për t’u përgatitur sa më mirë për sfidat eliminatore me Portugalinë dhe Rusinë.
Me barazimin 2-2 përballë Maqedonisë, U-21 i jep fund grumbullimit në tokën austriake, kun ë miqësoren e parë u mposhtën me shifrat 3-0 nga 21-vjeçarët e Ukrainës.