E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erla Mëhilli revoltohet nga vendimi për plehrat dhe Ismail Qemalin: Do na e bëjë edhe flamurin mavi

erlaIsh- zëdhënësja e Sali Berishës, Erla Mëhilli, është revoltuar nga vendimet e qeverisë së re, që ndalojnë importin e plehrave dhe vendosin foton e Ismail Qemalit në zyrat e shtetit.

Qeveria Rama mori tre vendimet e para. Përveç Kodit të Etikës, dy vendimet e tjera janë me ligj ndaj dhe nuk mund të ndryshohen me vendime qeverie.

1- Hoqi foton e Presidentit të Republikës nga salla e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave dhe vendosi Ismail Qemalin. Foto e Presidentit është e detyrueshme me ligj.

2- Hoqi importin e plehrave. Edhe këto janë me ligj. Mjerë ata që sipas të gjitha standardeve evropiane dhe ligjit ngritën industri riciklimi. Qindra vende pune që mbyllen.

Ky është antiligji që kapërceu portën e kryeministrisë. Prisni kur të ndërrojë ngjyrën e flamurit të Ismail Qemalit e ta bëjë mavi! shkruan Erla në FB./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›