Rama: Shpëtuam nga Kaçi, na e kishte lënë Partia e Punës. Islami i turret Çukos: Ik ore tabuz
Kryeministri Edi Rama ka thumbuar në fjalimin e tij edhe deputetin demokrat, Kastriot Islami.
Në fjalën e tij, Rama tha: Ne kemi shpëtuar që të gjithë që kur e pushuam nga puna kontabilistin e përqindjeve elektorale, që e keni marrë ju dhe e gëzofshi për vakitë e radhës. Ne na e kishte lënë Partia e Punës atje, se është si ato vajtojcat profesioniste, që shkojnë nëpër vaki dhe qajnë me ligje, për të çliruar të afërmit nga dhimbja e të ikurit.
Pas seancës, deputeti socialiste Arben Çuko i ka kërkuar Islamit që të ulej dhe të mos fliste, por Islami është përgjigjur duke i thënë: Ik ore kapter, o tabuz, ik ore tabuzopu./ep