Erler Beogradi del me humbje

Deutsche Welle Zoti Erler serish ka pasur trazira ne Veriun e Kosoves. Ministrja e jashtme e BE-se Ashton u ka bere thirrje te dyja paleve per te qetesuar situaten. Cmund te bejne ato sipas mendimit tuaj
Erler laquoNe Beograd tashme e kane kuptuar se keto zhvillime jane shume te demshme per interesat serbe prandaj edhe u eshte bere thirrje serbeve ne Veri te Kosoves qe ti lene demonstratat dhe bllokadat dhe aktet e dhunes. Por edhe Prishtina i ka terhequr policet e saj nga pikat doganore. Pra po behen perpjekje per ctensionim. Por ne thelb duhet bere e qarte se pa u sqaruar konflikti doganor rreziku i perseritjes se trazirave te ngjashme mbetet. Dhe shpresoj qe ne kete drejtim edhe Keshilli i Sigurimit te dergoje nje mesazh te qarte.raquo
Deutsche Welle Mendoni se Thaci beri gabim qe i pushtoi dy pikat e doganore ne veri te Kosoves
Erler laquoNuk do te thosha se ka bere gabim por do thosha se gjendja eshte acaruar. Problemi pra nuk u zgjidh dot me negociata e nga ky problem po dalin probleme te tjera sic ishte djegia e stacionit doganor ne Jarinje dhe vdekja e policit para dy ditesh. Keto jane probleme serioze. Une mendoj se ne kete mes i humburi eshte Beogradi. Sepse Beogradi ishte duke perjetuar nje moment pozitiv mbas arrestimit te Haxhicit dhe e tera tani ka rene ne hije te konfliktit doganor. Kjo sigurisht qe ben qe opinioni boteror serish ta heqe vemendjen nga Serbia e ta drejtoje nga Kosova. Per Boris Tadiqin dhe gjithe qeverine e Serbise kjo eshte nje loje qe ai nuk e fiton dot.raquo
Deutsche Welle Anketimet e fundit thone se vetem 53 perqind e serbeve jane per anetaresim ne BE. Sa e fuqishme eshte BE-ja si shtyse motivuese ne Serbi
Erler laquoTani qe do te filloje fushata zgjedhore kjo ceshtje sigurisht qe luan nje rol te madh. Nuk ishte rastesi qe Boris Tadici presidenti i Serbise doli pas kapjes se Goran Haxhicit dhe tha Tani rruga u hap. Tani Serbia po pret nje pergjigje pozitive per statusin e kandidatit dhe fillimin e negociatave perkatese me BE-ne. Dhe sigurisht qe kjo qe ka ndodhur ne Veri te Kosoves nuk e ndihmon aspak.raquo
Deutsche Welle Mendoni se per kete shkak Serbise mund te mos i jepet statusi i kandidatit i parapare per ne dhjetor
Erler laquoAjo qe nuk do te ndodhe ne asnje menyre per sa kohe qe nuk ka marredhenie te qeta mes Serbise dhe Kosoves eshte fillimi i negociatave. Kjo do te thote se dhe problemi doganor duhet te zgjidhet sepse me kete u pa qe gjithmone mund te kete trazira qe kane te bejne me mosrespektimin e rregullave te embargos. Vec kesaj embargoja eshte natyrisht dicka krejt e palogjikshme sepse ndermjet Kosoves dhe Serbise ka pasur gjithmone kembime tregtare. Ngritja embargos e ve para problemeve edhe ekonomine e sigurisht qe ngjall pakenaqesi tek populli i Kosoves.raquo
Deutsche Welle Pra apeli juaj drejtohet kryesisht ndaj Beogradit
Erler laquoUne apeloj te te dyja palet sikurse dhe zonja Ashton qe te qetesojne situaten. Por ky eshte nje apel qe ka te beje me momentin. Ndersa ne duhet te shohim pertej se sotmes. Dhe ky eshte nje problem i qeverise serbe ne radhe te pare sepse ajo i ka vene vetes disa objektiva drejt BE-se. Kosova ne te kundert mund ta marre me shtruar sepse BE-ja nuk i ka qartesuar ende objektivat me te.raquo
Deutsche Welle Edhe nje pyetje e fundit Mbas trazirave te djeshme Thaci akuzoi Beogradin si organizator i tyre. Sa e justifikuar eshte kjo akuze
Erler laquoSi zakonisht edhe kete radhe pati fajesime te ndersjella. Po ato nuk na cojne perpara e madje ne nuk kemi si ti vertetojme. Keshtu qe e rendesishme eshte qe tani te dyja palet te punojne per ta qetesuar gjendjen dhe kjo per momentin po ndodh.raquo
Autor Anila Shuka
Redaktoi Angjelina Verbica