E Diel, 1 Nëntor 2026

Lunacek Serbia nuk ka afrim me BE pa normalizimin e marredhenieve me vendet fqinje

DW Zonja Lunacek si e shihni shkallezimin e fundit te dhunes ne kufirin mes Kosoves dhe Serbise

Lunacek Eumlshte per te ardhur keq qe per shkak te nderprerjes se dialogut nga pala serbe erdhi deri tek shkallezimi i dhunes dhe madje vdekja e nje personi. Te dyja palet duhet te kthehen menjehere ne tavolinen e bisedimeve sepse kjo situate mund te zgjidhet vetem me mjete politike dhe jo me dhune. Krahas pergjegjesise se qeverive ne Prishtine dhe Beograd ketu ekziston edhe nje pergjegjesi evropiane. Evropia duhet ta beje te qarte se angazhohet per dialog dhe duhet ti thote qarte Beogradit se dialogu duhet te sjelle rezultate konkrete. Beogradi duhet ta dije qe raportet me Kosoven duhet te permiresohen para se te fitoje statusin e kandidatit per anetaresim ne BE.

DW Cfare duhet te beje konkretisht pala evropiane per tejkalimin e kesaj gjendje

Tadiq e ka te qarte se aktet e dhunes demtojne interesat serbe

Lunacek Te dyja paleve duhet tua beje te qarte se dhuna do ta perkeqesonte gjendjen per te dy palet ne vecanti per palen serbe. Kam pershtypjen se edhe presidenti Boris Tadiq e ka te qarte se dhuna ka eskaluar per shkak te disa ekstremisteve serbe. Ai e ka te qarte se keto akte te dhunes demtojne perpjekjet e tij dhe te qeverise ne Beograd per te fituar statusin e kandidati per anetaresim ne BE. Shpresoj se ai do tia beje te qarte popullit te vet se kjo i demton interesat serbe. Javen e kaluar kam qene ne Kosove dhe edhe nje here jam bindur se masat e pales kosovare per reciprocitet tregtar me Serbine jane te kuptueshme sepse per vite te tera prodhimet kosovare nuk mund te eksportohen ne Serbi ndersa prodhimet serbe ne Kosove mund te futen. Prej shpalljes se pavaresise volumi i prodhimeve serbe ne Kosove eshte shtuar per 30 . Prandaj kam mirekuptim per vendimet e qeverise kosovare. Ndersa dergimi i njesise speciale mund te kuptohet me shume si nje akt deshperimi sepse per vite te tera qeveria ka kerkuar vendosjen e sovranitetit ne mbare territorin. Dhe ne fund duhet theksuar se nje pengese e madhe eshte mungesa e unitetit brenda BE-se. EULEX-i nuk duhet te kete qendrim neutral ndaj statusit te Kosoves. Ai duhet te jete pergjegjes edhe per veriun e Kosoves.

DW A nuk mendoni se ka ardhur ndoshta koha qe Brukseli ta thote qarte se a eshte Kosova kusht per anetaresimin e Serbise ne BE apo jo

Serbia duhet te vendose marredhenie normale me Serbine

Lunacek Une do te deshiroja qe kjo te thuhet por nuk kam pershtypjen se kjo po ndodhe. Per momentin me shume behet fjale nese Serbia do te fitoje statusin e kandidatit per anetaresim. Une jam ne anen e pavaresise se Kosoves. Megjithate edhe une mbeshtes kerkesat qe Serbia te fitoje statusin e kandidatit per anetaresim por vetem me kusht qe me pare te permiresoje raportet me Kosoven. Tregtia dhe raportet ekonomike me vendet fqinje jane nje prej kushteve elementare per afrimin me BE-ne. Nuk eshte e mundur qe nje vend te fitoje statusin e kandidatit te filloje negociatat e me vone ndoshta edhe te anetaresohet ne BE ne qofte se nuk ka raporte te qarta me vendet fqinje. Ne qofte se Serbia nuk e ben nje gje te tille do ta kete shume veshtire kete rruge. Tadiqi duhet te dergoje menjehere negociatorin e tij Borko Stefanoviq ne Bruksel dhe ta autorizoje qe te pranoje marreveshjet e arritura. Ka ardhur koha e fundit qe Serbia te vendose raporte normale me Kosoven ne vecanti sa i perket tregtise.

DW Ka dialogu ndoje shans ne kete situate

Lunacek Dialogu dhe zgjidhja politike jane shansi i vetem per zgjidhjen e konflikteve dhe normalizimin e gjendjes. Palet kane qene ne rruge te mire. Ata kane arritur disa marreveshje. Shkallezimi i gjendjes nuk eshte i mire per askend as per popullaten vendore as per qeverite ne Beograd dhe Prishtine dhe as per BE-ne.

Autor Bahri Cani

Redaktoi Mimoza Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›