E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tavo: Mjeket te mbarojne punen ne shtet, e me pas privati

Dypunesimi i mjekeve, ka qene nje nga pikat me te diskutuara ne sistemin shendetesor prej vitesh, por ne ligjin e miratuar pak vite me pare, u lejua qe mjeket te mund te punojne edhe ne privat, pas perfundimit te punes ne spitalet shteterore. Ministri i ri i Shendetesise, Vangjel Tavo, e ka ritheksuar kete pjese, ku kerkon nga bluzat e bardha zbatimin e orarit zyrtar, si dhe gatishmerine ne rastet e ngarkesave te vecanta si dhe te gjendjeve te gatishmerise. Sipas tij, mjeket e dypunesuar, qe shpesh gjate orarit zyrtar i gjen te sherbejne ne spitalet private, nuk do te tolerohen me, qofshin keta edhe shefa sherbimi. Tavo deklaron se kane nisur kontrollet per te frenuar kete fenomen, dhe ndaj kujtdo qe abuzon ne kete menyre, do te ndermerren masa administrative. "Se pari, per sa i perket orarit zyrtar te mjekeve neper spitalet publike, une sikurse e theksova, mjeket jane te detyruar qe ne kete orar zyrtar te sherbejne ne sherbimet e tyre ne spitalet publike, dhe jo vetem gjate orarit zyrtar, por edhe jashte orarit, kur ajo eshte e nevojshme, kur ajo kerkohet nga sherbimi. Ministria e Shendetesise do te vazhdoje te ushtroje kontrolle te vazhdueshme per te pare respektimin e orarit, ne bashkepunim edhe me drejtorite perkatese te spitaleve, per te pare nga afer respektimin e orarit te bluzave te bardha dhe padyshim qe do te kete masa administrative, ndaj ketyre punonjesve", - tha Tavo. Nje tjeter problem me te cilin ndeshen pacientet, eshte terheqja e tyre shpeshhere edhe me imponim nga mjeket, drejt klinikave te tyre apo kundrejt perqindjeve drejt spitaleve private ku ata punojne. Sipas Ministrit te Shendetesise, investimi ne teknologji, rritja e cilesise se sherbimit ne spitalet publike, si dhe motivimi i mjekeve nga ana financiare, do te reduktoje nje fenomen te tille, por nga ana tjeter u kerkon qytetareve te denoncojne raste te tilla. "Per sa i perket ceshtjes, qe me te vertete eshte nje ceshtje e prekshme, rekrutimit te pacienteve nga spitalet publike per ne spitalet private, kemi filluar te bejme sondazhe, ku pacientet do te shprehen ne lidhje me ankesat qe kane dhe te adresojne ankesat e tyre, qofte edhe me emra perkates, duke ruajtur anonimatin e tyre, per problematiken qe kane hasur ne sherbime te caktuara, ne spitalet publike. Nga ana tjeter, eshte nxjerrja e kartes shqiptare te te drejtave te pacientit, qe do te afishohet ne cdo dere te cdo spitali", - tha Tavo. Ministri i Shendetesise theksoi, se vemendje e vecante do t'i kushtohet edhe etikes se mjekut, gjuhes qe perdor me pacientin dhe tregon se po shqyrtohen disa raste te denoncuara. Nderkohe, kreu i shendetesise eshte duke kryer nje sere inspektimesh ne te gjitha spitalet rajonale, per te pare situaten e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›