E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imunitetet, PD: Akt normativ, nuk kerkohet konsensus Rozeta Rapushi



Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, u shpreh dje se ekzistojne mundesite per ta zhvilluar referendumin per heqjen e imunitetit, brenda marsit te vitit te ardhshem. Sipas tij, ne referendum popullor, mund te cohet nje draft qe nuk prek Kushtetuten, dhe ne kete rast do te zbatohej neni 150 i ligjit themeltar te shtetit, qe i njeh te drejten edhe Keshillit te Ministrave, te ndermarre nismen dhe qe nuk kerkon shumice te cilesuar ne Kuvend. "A mundet qe koraca imunitare, sic eshte percaktuar ne Kushtetute dhe ne legjislacion, te mund te kodifikohet, pra te kufizohet imuniteti, ne kete rast me nje ligj? Pergjigjen nuk po e jap une, e ka dhene Komisioni i Venecias. Pergjigja ka qene "po", edhe me akte normative jo te raundit kushtetues, pra me ligje apo vendime te Kuvendit, mund te kufizohet imunitetit me nje kusht. Kushti eshte qe, ky akt normativ do te duhej te miratohej me 3/5-en e deputeteve ne kete rast. Por, nese nje ligj apo akt normativ miratohet nga populli, ky e tejkalon shumefish 3/5-en e deputeteve", - u shpreh dje, deputeti demokrat Alibeaj. Ndaj, sipas tij Kushtetuta i njeh te drejten edhe Keshillit te Ministrave te ndermarre nismen, dhe qe nuk kerkon shumice te cilesuar ne Parlament. Sipas Alibeajt, nje rruge e tille mund te ndiqet, perballe akuzave dhe kritikave te shumta se eshte e pamundur qe te zhvillohet nje referendum per heqjen e imunitetit, nese nuk ka konsensus politik. Ne kete rast, demokrati shprehet se kjo mund te behet me akt normativ. "Kushtetuta qe ka zgjedhur Republika e Shqiperise, sovrani, populli ne kete rast, percakton ate nuklin thelbesor, bazik, i cili detajohet, modelohet me ligje. Dhe kjo eshte menyra qe kemi zgjedhur dhe kemi implementuar qe nga viti 1998 e ketej", - vijoi Alibeaj. Deri me sot, Partia Socialiste, jo vetem qe nuk pranoi te votoje ne Kuvend me 6 gusht, kufizimin e imuniteteve, por eshte shprehur gjithashtu, se rruga e vetme per te cuar ne referendum draftin aktual te imuniteteve, qe realizohet permes ndryshimeve ne Kushtetute, eshte zbatimi i nenit 177 i librit themeltar te shtetit, qe detyron konsensus mes paleve. Socialistet thone se do te japin konsensus, nese qytetaret vendosin jo vetem per imunitetin, por edhe per ceshtjen e importit te plehrave dhe reformen ne drejtesi, duke shtuar keshtu listen e kushteve per kete ceshtje. Heqja e imunitetit eshte nje nga kerkesat e vendosura nga Komisioni Europian per Shqiperine, ne kuader te marrjes se statusit te vendit kandidat, per ne Bashkimin Europian. Komisioni Europian do te shprehet ne vjeshte per Shqiperine, nese i ka plotesuar apo jo detyrat e lena nje vit me pare.

KUSHTETUTA

Referendumi, Neni 150

1. Populli, nepermjet 50 mije shtetasve me te drejte vote, ka te drejten e referendumit per shfuqizimin e nje ligji, si dhe t'i kerkoje Presidentit te Republikes zhvillimin e referendumit, per ceshtje te nje rendesie te vecante.

2. Kuvendi, me propozimin e jo me pak se nje se pestes se deputeteve, ose me propozimin e Keshillit te Ministrave, mund te vendose qe nje ceshtje ose nje projektligj i nje rendesie te vecante, te shtrohet ne referendum.

3. Parimet dhe procedurat per zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmeria e tij parashikohen me ligj.

RISHIKIMI I KUSHTETUTES

Neni 177

1. Nisma per rishikimin e Kushtetutes mund te ndermerret nga jo me pak se nje e pesta e anetareve te Kuvendit.

2. Asnje rishikim i Kushtetutes nuk mund te ndermerret gjate kohes kur jane vendosur masat e jashtezakonshme.

3. Projekti miratohet nga jo me pak se dy te tretat e te gjithe anetareve te Kuvendit.

4. Kuvendi mund te vendose, me dy te tretat e te gjithe anetareve te tij, qe projekt-amendamentet kushtetuese te votohen me referendum. Projektligji per rishikimin e Kushtetutes, hyn ne fuqi pas ratifikimit me referendum, i cili behet jo me vone se 60 dite nga miratimi i tij ne Kuvend.

5. Amendamenti kushtetues i miratuar, i nenshtrohet referendumit, kur kete e kerkon nje e pesta e te gjithe anetareve te Kuvendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›