Ermali në politikë, projekte për Kosovë

Ermal Merdani, një nga lojtarët më aktivë tëc, duke u nisur edhe nga profili i tij i studimeve të larta, ka bërë tashmë realitet pasionin e tij për politikën, duke u emëruar kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokristiane, FRPDK-së.
Kështu, së bashku me kryetarin e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, Ermali ka nisur takimet me të rinjtë në Shqipëri e Kosovë, tashmë që po ndihen edhe ethet e fushatës politike të zgjedhjeve të qershorit.
Duket se kjo ka qenë oferta më e mirë që i është bërë këto kohë, ndërkohë që Ermali po shfaqet në ekran në formatin “Tjetri” të Edi Manushit në “Top Channel”. “Unë studioj për Shkenca Politike dhe realisht politikëbërja më tërheq shumë. Në fakt, jam marrë me politikë, e kam qenë dhe nënkryetar i një forumi civil, që tani është bërë politik. Kam pasur oferta po ashtu për të qenë pjesë e partive politike, gjithmonë në strukturat rinore të këtyre partive”, pohon Ermali per "Panorama". Tashmë ai ka vendosur se cilit krah politik t’i bashkohet, kështu që për zgjedhjet e vitit 2013 është i angazhuar në strukturat partiake të PDK-së, ku ka vendosur të aderojë.
nga takimet interesante te realizuara gjatë këtij muaji që drejton këtë post, Ermali ka veçuar nje qe ka lidhje me Kosoven: "Para disa ditëve kishim takim me ministrin e Kulturës së Kosovës dhe drejtorin e Rinisë pranë kësaj ministrie, ku ramë dakord për realizimin e një projekti të përbashkët artistik për të rinjtë." Duket se Nard Ndoka ka afeksion për personazhet e “Big Brother”, pasi disa vite më parë vendosi emrin e Qetsor Ferunajt në listat e Vlorës për zgjedhjet e fundit, që kur ai ishte brenda në lojën e “Big Brother”, dhe ishte pretendenti kryesor për të fituar lojën. Qetsori në fillim pranoi, por pak ditë para zgjedhjeve vendosi të tërhiqej nga kjo garë politike, pasi e konsideroi të pamenduar nga ana e tij pozicionimin në strukturat e kësaj partie, dhe po ashtu nuk kishte marrë mbështetjen që priste nga Ndoka. /Indeksonline/