Ermonela Jaho në Lyon me Traviatën
Një Violetë magjepsëse, Ermonela Jaho, në “Traviatën” e Verdit, sa dhe nuk tingëllon i rastësishëm krahasimi me të famshmen Maria Callas, tashmë të ringjallur. Një krahasim që një piktore zvicerane, ia atribuon sopranos shqiptare.
Ermonela Jaho, mahniti mbrëmjen e të shtunës, jo vetëm publikun e Operas Shtetërore e Lionit, në Francë, por, edhe miliona telespektatorët, që ndoqën Live “Traviatën” me regji të Klaus Gryber, nga Opera e Lionit, në një transmetim përmes ekraneve gjigande në disa qytete të Francës, si Chambery, Grenoble, Sent-Etienne, Valence, në festivalin “Les Nuits de Furviere” të Lionit dhe në 39 vende të botës. Sopranoja me e sukseshme shqiptare e momentit, Jaho, ka pushtuar me interpretimin e rrallë të “Traviatës” edhe skenat më të mëdha të botës si Operan Metropolitan të Nju Jorkut, Covent-Garden, Opera Mbretërore në Londër në 2008-ën, ku zëvendësoi sopranon e njohur Ana Netrebko, Operën e Zyrihut, ate “La Scala” të Milanos, Operan Bastije në Paris, duke zënë një vend të nderuar mes zërave më të njohur operistikë të kësaj epoke.
E përditshmja prestigjoze franceze “Le Monde” e ka quajtur Ermonela Jahon si “Violeta magnetike” e “Traviatës”.
Ndërsa dirigjenti Gerard Korsten u shpreh se ishte i nderuar që prezantonte përballe publikut francez një këngëtare - aktore, me cilësi të rralla në skenë.
Vetë kritika franceze, e cilëson sopranon shqiptare “një prezencë magnetike dhe një zë të arrirë, të padëgjuar më parë; që mishëron Violetën në fund të jetës, midis një kënge të përmbajtur dhe etheve të forta e të papritura në skenë.”