Pas NATO-s, Holanda rinovon angazhimin e saj për mbështetjen e forta ndaj reformave të Sali Berishës
Kryeministri holandez Jan Peter Balkenende ka uruar dje me një mesazh të posaçëm kryeministrin Sali Berisha, duke i kujtuar bashkëpunimin e frytshëm me rastin e integrimit në NATO, por edhe duke i rinovuar angazhimin për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE
Kryeministri Sali Berisha vazhdon të marrë mesazhe urimi, me rastin e rikonfirmimit në krye të qeverisë shqiptare. Kësisoj, Berisha u urua dje nga homologu i tij, holandez, Jan Peter Balkenende, i cili shprehet entuziast për sukseset e kryeministrit shqiptar dhe nënvizon faktin se pret me padurim të bashkëpunojë me kreun e ekzekutivit shqiptar. “Ju uroj të keni sukses në angazhimet tuaja dhe në detyrat që ju parashtrohen. Unë pres me padurim të vazhdoj bashkëpunimin me ju, si në nivelin bilateral ashtu dhe në atë multilateral. Kujtoj këtu bashkëpunimin tonë më kuptimplotë se asnjëherë tjetër, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Unë gjithashtu shpresoj që vendi juaj të vazhdojë të njohë progres në hapat drejt integrimit evropian”, thuhet në mesazhin e urimit të kryeministrit holandez, Jan Peter Balkenende.
...