Rinia gjermane e dhene pas muzikes rock dhe bandave amerikane

Fundjava ne qytetet kryesore ne Gjermani eshte pika kur shume te rinj bdquoharbojne dhe zgjedhin qe te shkarkojne stresin e javes me ndonje birre perpara ne oret e mbremjes apo ne ndonje stadium te tejmbushur dhe me ovacione tani qe ka nisur edhe sezoni futbollistik. Fundjaven e kaluar ne Gelsenkirschen te rinjte e pellgut te Ruhrit i ka mbledhur muzika e grupit te njohur amerikan bdquoGood Charlotte.
Tingujt e miksuar mes muzikes rock dhe asaj pop kane qene baza e nje kompanie pijesh joalkoolike per te mbledhur 6 mije te rinj ne amfiteatrin e Gelsenkirchen-it. Por koha me shi ka penguar shume persona qe ti bashkohen koncertit dhe pjesemarrja ka qene rreth 2 mije njerez.
Pas nje bdquonxemjeje te ofruar nga nje grup i ri anglez publiku ne shkallet e impiantit qe sapo kishte nisur te mbushej u prit nga reshje te tjera te furishme shiu qe u duk se do te pakesonin me shume pjesemarrjen. Por ndodhi e kunderta. Edhe pse rreshjet vazhduan hyrja spektakolare e grupit bdquoGood Charlotte la ne hije motin dhe fitoi ovacionet e publikut ne shkallet e Amfiteatrit te Gelsenkirchen-it.
Vendndodhja prane nje lumi ishte shfrytezuar mire nga organizatoret qe zgjodhen te sjellin grupin muzikor amerikan me nje jahte dhe me projektoret qe luanin me bukur se kurre me shiun ne siperfaqen e lumit. Me pas ngjitja madheshtore ne skene e dy binjakeve te bandes Joel dhe Benji Madden si dhe pjesetareve te tjere startoi koncertin qe zgjati rreth 3 ore.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Amfiteatri ne Geselkirchen Kenget e tyre u kenduan ne mase nga te rinjte dhe ne nje moment nje kenge e tyre bdquoIts her birthday iu kushtua disa fansave qe kishin ditelindjen ne amfiteater dhe qe per cudi dolen se ishin me shume se 100hellip
Kush eshte grupi bdquoGood Charlotte
Good Charlotte eshte nje grup muzikor nga Waldorf Maryland ne SHBA qe u formua ne 1 Prill te 1996. Grupi u pagezua me emrin e libritz te famshem per femije Good Charlotte The Girls of Good Day Orphanage e shkruar nga Carol Beach York.
Anetaret e grupit jane
Joel Madden ndash solist 1996ndashprezent
Benji Madden ndash kitara kryesore zeri i dyte 1996ndashprezent
Paul Thomas ndash kitare bas 1996ndashprezent
Billy Martin ndash kitare ritmike piano 1998ndashprezent
Dean Buttereorth ndash bateri 2005ndashprezent
AutorAurel Borici
RedaktoiAida Cama