E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA: Goli i Sotir Ninit hyn në Antologjine e futbollit

Albania-sport - Grek apo shqiptar, Sotir Nini ka hyrë në histori, të paktën për një javë. FIFA e ka shpallur golin e shënuar prej tij si më të mirin në botë për javën që kaloi. Këtë e bën të ditur faqja greke "sportdog.gr". FIFA bën fjalë për një gol që Nini e shënoi ndaj Panionios-it, ndërsa luante për Panathinaikos-in, dhe sipas faqes greke, ky gol ka bërë që lojtari t'i kalojë kufijtë e ngushtë të Greqisë. Lojtari fare i ri, 16-vjecar, është bërë më i riu që shënoi gol në kampionatin grek, që prej krijimit të tij. "Pasi mori topin në mesin e fushës, shkruan FIFA, - Nini kaloi dy kundërshtarë dhe goditi me një volley të saktë, duke e bërë të sigurt fitoren e Panathinaikos-it, me rezultatin 2-0".
Para tre javesh Sotir Nini u be golashenuesi i dyte me i ri i Greqise,pas Kostas Antoniu që shenoi para se te mbushte 16 vjec, kurse me golin kundr Panionios, Nini u bë golashenuesi me i ri qe shenon ne Alfa Ethniki, Superligën greke.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›