Kraft: “Hamdi Salihi, një magjistar goli”

Albania-sport- SV Ried, skuadra austriake e Hamdi Salihit, si gjithë ekipet e tjera të Bundesligës është në mes të përgatitjeve për rinisjen e sezonit. Skuadra pas fazës së parë përgatitore në Belek, Turqi, është rikthyer sërish atje. Eksperti i Ried, Robert Jedinger ka zhvilluar një intervistë të gjatë me trajnerin Helmut Kraft, në lidhje me objektivat e skuadrës për kampionat. Kraft nuk ka lënë pa përmendur punën e shkëlqyer të shkodranit 22-vjecar, Saliht, që ka shënuar 4 gola në ndeshjet miqësore.
* * *
Zoti Kraft, pas pjesës së parë të sezonit, SV Ried renditet në vendet e fundit të tabelës. Tashmë në pjesën e dytë duket se po vjen një erë e re me dymbëdhjetë ndeshje pa humbje. Keni gjetur një hajmali fatsjellëse për ekipin tuaj apo si e shpjegoni këto rezultate?
- Fillimi i sezonit ishte për ne ashtu si dhe për ekipet e tjera shpresëdhënës. Ne ishim shumë mirë në zhvillimin e lojës, por fati deh rezultatet nuk na ndihmuan. Nisur nga kjo ishte fillimi i sezonit për ne shumë i keq. Pas disa javëve rezultatet filluan të jenë pozitive dhe tashmë gjendemi në një pozitë të pranueshme. Pika e kthesës ishte barazimi 1:1 në Salzbrug ku bëmë edhe një figurë të mirë. Kjo ndeshje na bëri më të vetëdijshëm për mundësitë tona.
Tifozët kërkuan pas disa javësh dorëheqjen tuaj, si arritët ta përballoni atë situatë?
- Pas një serie negative rezultatesh, ashtu sic e nisëm ne në këtë kampionat, ishte e natyrshme që në linjë të parë do të jenë gjithmonë kritikat. Fansat edhe gjatë sezonit 2005-2006 ishin në fillim të pakënaqur me mua, por pastaj gjërat ndryshuan.
Sa i kënaqur jeni me përgatitjet e deritanishme për rifillimin e sezonit?
Pjesa e parë grumbullimit në Belek ishte për një start i kënaqshëm në fazën përgatitore. Në Turqi mbizotëruan raporte të optimale. Kushte e trajnimit ishin të shkëlqyera. Në ndeshjen e parë testuese kundër Leningrad (2:3), humbëm por përshtypjet e mia ishin shumë të mira për lojën e ekipit. Në testin e dytë në Austri kundër Schwanenstadt (2:4, dy gola të Salihit)luajtëm në një fushë të mbuluar më dëborë. Tashmë kemi kohë për të përfunduar fazën përgatitore në kushtet ideale të Belekut ku do të qëndrojmë dhjetë ditë të tjera.
Si arritët ta bindnit blerjen e re Hamdi Salihi, që ishte edhe në bisedime me Rapidin, të pranonte ekipin tuaj?
- Hamdi Salihi do të na sjellë shumë kënaqësi. Nga ana tjetër ne nuk lejohet më të bëjmë gabime dhe duhet të përgatisim golat që ne presim nga ai. Ai ka treguar gjatë përgatitjeve, se në lojë është shumë i mirë dhe i përshtatshëm me ekipin tonë dhe se nga kondicioni fizik ndodhet në top-formë. Ekipi e ka pritur shumë mirë atë. Përgjithësisht Salihi mua ka bindur dhe ai është i sigurt do të shënojë shumë gola për ne.
Na shpjegoni të lutem pak lojën e Salihit. A është ai një sulmues tipik golash?
- Po, ai ka cilësi të madhe në zonën e rreptësisë dhe ai mund të shënojë gol nga cdo pozicion. Për të nuk ka problem nëse topi do të vijë i lartë apo tokazi. Ai ka një aftësi të pabesueshme për të parashikuar atë që do të ndodhë më pas, mund të jetë më i shpejtë se të tjerët për të patur topin në kontroll. Nga ana tjetër ai është shumë i fortë në ndërtimin e lojës dhe mund të marrë edhe vetë topa. Ai arrin që edhe bashkëlojtarët e tij shpesh ti vendosë në pozicione të mira shënimi. Edhe në lëvizshmëri ai është shumë mirë, ai mund të luajë në një rritëm shumë të lartë loje.