E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi grek: Sotir Nini i thotë “jo” Shqipërisë

Albania-Sport - Duket se talenti 17-vjecar, Sotir Nini, apo, thënë greqisht, Sotiris Ninis, ka vendosur të zgjedhë të luajë për fanellën e vendit të tij të adoptuar dhe jo vendit të tij të lindjes. Një gjë e tillë mësohet nga shtypi grek, dhe është gazeta "Goal News" ajo që ka botuar sot një shkrim ku thuhej se Sotir Nini do t'i thotë jo ftesës që i është bërë nga skuadra përfaqësuese e Shqipërisë dhe trajneri i saj, Oto Baric dhe Federata Greke e Futbollit (EPO), ka nisur tashmë procedurat e përshpejtuara për t'i dhënë talentit shqiptar pasaportën greke dhe për ta inkuadruar atë sa më shpejt në përfaqësuesen helene. Ceshtja pritet te mbyllet diten e hene, perpara se Shqiperia U-21 te luaje me Greqine ne miqesoren e 6 shkurtit.
Në fakt, për ironi të fatit, Nini ishte përfshirë në listën e 20 lojtarëve të thirrur nga trajneri i Shpresave, Artan Bushati, për miqësoren e 6 shkurtit që përfaqësuesja jonë U-21, do të zhvillojë me homologët grekë. Vetëm pak ditë më parë, duke folur ekskluzivisht për sportnet.gr, Nini, i pyetur, nëse mendon të veshë fanelën e Kombëtares shqiptare, Nini deklaron se akoma nuk ka vendosur gjë: "Nuk e di akoma për Kombëtaren, nuk kam vendosur akoma".
Goli i tij në fitoren 2-0 të Panathinaikos ndaj Panionos dhe për më tepër rekordi i vendosur në kampionatin profesionist grek si futbollisti me moshën më të rë për Panathinaikos dhe i dyti në historinë greke që realizon është në qendër të shtypit.ja si shprehet vete Nini për sportnet.gr. "E dija për rekordin, dhe u përpoqa shumë që t'ia dal me sukses, por ajo që ka rëndësi mbi të gjitha ka kuptim që fitoi ekipi im dhe ju rekordi që vendosa. Është endrra ime që duhet të vazhdojë akoma dhe shpresoj se do të jetë e tillë. Mbi të gjitha duhet të luaj për ekipin dhe pastaj për veten time", theksoi mesfushori 16-vjecar shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›