E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erozioni bllokon rrugen

Ne aksin rrugor Elbasan-Gramsh, nga rruga e re qe del nga Llixhat eshte bllokuar pasditen e se premtes prej masiveve te dheut qe kane rene mbi rruge.

Gjate gjithe nates ky aks ka qene i bllokuar dhe automjete kane mundur te kalojne vetem ne oret e para te mengjesit.

E gjithe rruga ka pesuar deme te medha prej erozionit te tokes.

Drejtuesit e automjeteve shprehen se qarkullimi eshte veshtiresuar dhe gjithashtu eshte i rrezikshem.

Fenomeni i rreshkitjeve te dheut eshte prezent prej 10 ditesh dhe ne oret e pasdites eshte finalizuar me bllokimin e rruges duke izoluar rrethin e Gramshit.

Nderkaq ne krahun tjeter te rruges Elbasan-Gramsh, nga Hidrocentrali i Banjes aksi vazhdon te jete i bllokuar prej ujit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›