Berisha ne Kruje Do zhvillojme turizmin dhe zonen

Kryeministri Sali Berisha ka qenë në qytetin e Krujës ku ka prezantuar kandidatin e maxhorancës për këtë qytetet, Shkëlzen Hoxhën. Kreu i qeversisë, përpara elektoratit ka premtuar projekte ambicioze të cilat në qendër kanë patur zhvillimin e turizmit në këtë zonë. Kjo është alternativa jonë u shpreh, kryeministri Berisha, ndërkohë që lideri i opozitës po ndjek rrugën e vetmisë.
“Kruja turistike, do të mbetet kreu i të gjitha përpjekjeve tona. Së shpejti përfundon rruga për në Sarisalltik. Kruja evropiane meriton edhe teleferikun, sëbashku ne do të bëjmë që turistë nga mbarë bota me teleferik të ngjiten ne Sarisalltik. Pyeteni veten pse shoku Edi ka zgjedhur këtë rrugë, rruga e vetme. Ka zgjedhur këtë rrugë jo vetëm për shkak të trashëgimisë së tij, por sepse ai është i vetmi politikan që kërkon të bëhet edhe kryeministër, edhe kryetar bashkie edhe kryetar partie dhe çdo funksion tjetër”- tha kryeministri Berisha.
Kryeministri ka premtuar një zhvillim të mëtejshëm të infrastrukturës rrugore për këtë zonë, ndërkohë që një premtim tjetër ka qenë dhe mbështetja e të gjithë fermerëve që do të mbështesin projektin për shtimin e vreshtave të ullinjve.
"Do të asfaltojmë rrugën e Qafë-Shtamës, një nga zonat më të bukura malore të Shqipërisë. Sëbashku do të ndërtojmë rrugën Krujë-Tiranë. Do të përfundojë autostrada Fushë-Krujë-Thumanë”- tha Berisha.
Vetëm gjatë katër viteve të kaluara për zonën e Krujës janë ndërtuar rreth 121 km rrugë, 11 ujësjellësa, 13 shkolla dhe 21 qendra shëndetsore.
Edlira Sulejmani