E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 8 majit Arvizu-Burgaj Masa per proces te qete

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka zhvilluar një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Takimi është fokusuar në masat që do të ndërmarrë policia për zgjedhjet e 8 majit.

Zoti Burgaj e ka garantuar ambasadorin amerikan se do të sigurohet rendi dhe qetësia publike, ndërkohë që faza e parë parazgjedhore që ka qenë trajnimi i personelit policor, ka përfunduar.

Ndërkohë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Aleksandër Arvizu shprehu vlerësimet e tij për planin e detajuar dhe shumë të mirë të masave të marra nga Policia e Shtetit për menaxhimin e suksesshëm të procesit zgjedhor, përfshirë garantimin e një mjedisi të sigurt dhe neutral.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›