E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gama kamera zbulon tiroidet dhe tumoret

Gama kamera është aparatura më e fundit që i shtohet Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ajo do të diagnostikojë në një kohë shumë të shpejtë sëmundjet që kanë të bëjnë me tiroidet, por edhe patologji të tjera endokrine që lidhen me kockat, diabetin apo trajta tumoriale në organizëm.

Aparatura u sigurua nga bashkëpunimi me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vienë.

“Kemi një diagnozë shumë më të shpejtë dhe shumë precize. Falë kësaj, koha e trajtimit shkurtohet dhe fitohet kohë dhe cilësi në trajtimin shëndetsor të të sëmurëve, që në këtë mënyrë kanë mundësi të trajtohen më shpejt, ndaj edhe rezultatet janë më pozitive”- tha ministri i Shëndetsisë, Petrit Vasili.

Shefi i pavionit të endokrinologjisë u shpreh se brenda një viti mund të diaognostikohen me mijëra pacientë, pasi vetëm në një ditë do të kryejnë analizat rreth 25 pacientë. Gama kamera është unike për diagnostikimin e problemeve endokrine, pasi as skaneri dhe as rezonanca nuk mund të bëjnë identifikimin e qelizave të sëmura të gjendrës tiroide.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›