E Diel, 1 Nëntor 2026

Erozioni i lumenjve dhe evoluimi i tyre

Lumenjtë shqiptarë dallohen per nje dinamikë te fuqishme dhe larmi formash me nje evolucion te pershpejtuar e cila ka lidhje me shkaqe te pergjitheshme tektonike si dhe ato lokale. Ne detin Adriatik derdhen te gjithe lumenjte kryesore te vendit, te cilet me prurjet e tyre te ngurta e te konsiderueshme si dhe me zhvendosjet pendulare te grykederdhjeve luajne rolin kryesore ne morfodinamiken e vijes bregdetare. Ata se bashku me kepet si (i Rodonit, i Palit, i Lagjit) jane ushqyesit kryesore te plazheve me sedimente. Te gjithe se bashku cojne ne det rreth 60 milion ton aluvione ne vit. Nga krahasimi i bërë midis lumit Po në Itali dhe lumit Drin, që të dy derdhen në detin Adriatik del se lumi Drin ka një sipërfaqe të pellgut rreth 5 herë më të vogël dhe prurje ujore 4 herë më të vogël sesa lumi Po, por prurjen e ngurtë e ka rreth 20 % më të lartë me lumenjtë e mëdhenj të Italisë (Sipas studiusit N.Mecaj). Distanca që ndante qytetin e Lezhës prej detit, eshte e shkurtër gjë që tregon për evolucionin e shpejtë historik të bregdetit të gjirit të Drinit. Aktualisht bashkimi i ujërave me Bunën dhe ndërtimi i pellgjeve të mëdha ujore (liqeni i Fierzës në rrjedhjen e mesme dhe i Komanit në rrjedhjen e poshtme) kanë zvogëluar dukshëm prurjet e ngurta të Drinit. Si rrjedhojë, rezulton mjaft e vështirë zbritja e parametrave hidrometrik të dy lumenjve. Sipërfaqja e pellgut është 19.582 km², prujet e lëngëta 680 m3 / sek, sasia e ujit të shkarkuar në det përfaqëson rreth 50 % të volumit të të gjithë lumenjve shqiptar.
Nga studimi i fundit në analizën e të dhënave për lumin e Bunës që shënon kufirin midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, shikohet se lumi në afërsi të grykëderdhjes ndahet në dy degë ku ajo më jugorja i përket territorit shqiptar. Evolucioni i deltës së Bunës ka patur gjithmonë një synim të avancoi në drejtim të detit, më intensive ka qenë në vitet ’40, me nje shpejtësi mesatare në rritje rreth 45 m/vit (Boçi, 1994). Këto tërheqje janë të korreluara në kufizimin e sjellies së materialeve të prejardhura nga Drini dhe në ndryshimin e profilit tërthor të shtratit (Pano, 1992). Në këto vitet e fundit lumenjtë kanë sensin e kundërt afër territorit shqiptar dhe kjo vjen nga ndërhyrjet e njeriut në pellgjet ujëmbledhëse të lumenjve. Aktualisht, sjelliet e ngurta në det nga lumi Drin janë në zvogëlim të dukshëm sot e gjithë hapësira e deltës është në tërheqje. Lumenjtë Mati dhe Ishmi derdhen në gjirin e Rodonit duke patur i pari një sipërfaqe të pellgut 3,5 herë më të madhe dhe prurje të ujit 5 herë më të lartë sesa të Ishmit që ky i fundit përfaqëson një prurje të ngurtë thuajse të barabartë. Kjo ndodh sepse mbi lumin e Matit janë ndërtuar dy hidrocentrale (Ulzës dhe Shkopetit, ku lumi i Matit depoziton një pjesë të madhe të materialeve të ngurta që shkarkohen prej ujit rrjedhës. Lumi i Ishmit ka ndryshuar shumë herë rrjedhjen e tij. Aktualisht sjelljet e ngurta në det janë zvogëluar në mënyrë të ndjeshme ku grykëderdhja është thuajse e mbyllur. Zgjatja drejt detit të grykëderdhjeve të dy lumenjve brënda gjirit të Rodonit përcaktoi aty nga vitet ’40 parcelizimin e mbyllur të pjesëve të detit me lindjen e lagunës së Padogut rreth 400 ha.
Dëmtimet e veprave të marrjes së ujit/Grykëderdhja e Matit përbënte një shtrat unik me orientim drejt JP ,sot e ndare ne dy degë për shkak të prurjes së madhe në grykëderdhjen më jugore. Kjo ndikoi në zhvillimin e dukshëm asimetrik të deltës me avancim të bregdetit shumë më në drejtim JP. Lumi Erzen që zotëron një sipërfaqe të pellgut rreth 760 km² është një lum i vetëm unik që aktualisht ushqen plazhin e gjirit të Lalëzit. Midis lumenjve më të mëdhenj shqiptar që derdhen në Ultësirën perëndimore, ai paraqet vlerat më të ulëta të prurjes mesatare vjetore të lëngët (18 m3 / sek), ndërsa prurja e tij e ngurtë përfaqëson vlera të larta rreth 4 x 10 6 ton. Nga raportimi i këtyre të fundit të dhënat dhe shtrirja e pellgut rezulton që lumi zotëron një prurje të ngurtë për km² prej 4.2 x 10 3 ton. Pjesa afër grykëderdhjes së lumit ka patur gjithmonë një orientim drejt kepit të Pallës, me një zhvillim asimetrik të deltës së tij; erozioni në anën veriore (5 m/vit) dhe rritja e deltës bëhej në anën jugore (50 m/vit). Përgjatë plazhit të gjirit të Durrësit kemi vetëm një grykëderdhje dhe pikërisht atë të përroit të Darçit, që zotëron një prurje të ngurtë mjaft të kufizuar. Origjina e fushës së Kavajës dhe e bregdetit të saj është ndoshta e lidhur me një rrjedhje të vjetër të lumit Shkumbin. Sot plazhet e kësaj hapësire rezultojnë ende me ushqim të pakët dhe paraqesin një avancim mesatar 1-2 m/vit. Dinamika e evolucionit të prurjeve në grykëderdhjen e Shkumbinit ka përcaktuar mbylljen pjesore të gjirit që shtrihet në brrylin e anës jugore. Rritja progresive e shigjetave litorale të gjera 140 – 160 m ka përcaktuar shmangien, në drejtim të veprimit të detit në një territor prej 35 ha me krijimin e lagunës së Kularit. Lumi Shkumbin ka një pellg të gjerë rreth 1444 km², me lartësi mesatare 753 m. Rrjedhja ujore zotëron një prurje mesatare vjetore të lëngët prej 61,5 m3/sek. dhe një shpërndarje të mesatares vjetore të turbullsirës prej 5.8x10 6 ton. Hapësira e grykëderdhjes përbëhet nga një pjesë bregdeti e gjatë rreth 15 km. Grykëderdhja e Shkumbinit ka qene e vendosur në një pozicion që i korrespondon thuajse asaj aktuales dhe pak më e tërhequr. Nga rilevimet e viteve 1990 mbyllet grykëderdhja ne plazhet e afërta duke synuar në rikorigjimin, ndërsa dega zvogëlohet gjithnjë në drejtim të detit.Dinamika e evolucionit të prurjeve në grykëderdhjen e Shkumbinit ne drejtim të detit ka përcaktuar një territor prej 35 ha me krijimin e lagunës së Kularit. Lumi Seman ka një gjatësi rreth 292 km dhe një sipërfaqe të pellgut me 5649 km², me një lartësi mesatare prej 863 m mbi nivelin e detit. Prurja mesatare vjetore e lëngët është rreth 95.7 m3 / sek dhe ajo e ngurtë është vlerësuar në rreth 16.5 x 10 6 ton (Pano, 1992). Dhe mundet që dekadat e fundit transporti i materialeve të ngurta të zvogëlohet për shkak të shfrytëzimit të inerteve dhe të ndërtimit të digave. Një veçori e këtij lumi janë dhe degëzimet e shumta që përfundojnë në det dhe luhatjeve të shumta që ai ka patur gjatë rrjedhës së viteve,por rolin kryesor e marrin dy degët e vendosura në rreth 20 km më në veri. Edhe efiçenca e këtyre dy degëve ka shkaktuar ndryshime të shpejta drastike. Rreth viteve ’70 mbyllen disa degëzime sekondare dhe grykëderdhja e Semanit stabilizohet në një pozicion që korespondon afërsisht me atë aktualen. Vjosa është lumi më jugor dhe më i madhi i Shqipërisë jugore, Pellgu i tij ka një sipërfaqe prej 6706 km² dhe lartësi mesatare 855 m. Prirja mesatare vjetore e lëngët e lumit arrin prej 195 m3/sek, ndërsa transporti mesatar vjetor i prurjes së ngurtë arrin në 2.7 x 10 6 ton, pra 3.5 herë më e ulët sesa ajo e vlerësuar nga Shuiscky (1985). Grykëderdhja e Vjosës është e gjatë rreth 27 km. Kjo pjesë e bregdetit në 120 vitet e fundit ka paraqitur përherë një rritje të vijës së bregdetit. Mbas viteve ’70 shpejtësia e avancimit është ulur dukshëm duke kaluar nga 50 m/vit. Ne zonat e ndikimit te lumenjve, toka rritet mesatarisht 2-6 m ne vit ne kurriz te detit. Raporti i akumulim-erozion per te gjithe gjatesine e vijes bregdetare te Adriatikut ne kushtet natyrore eshte 2.5 : 1. Ne sektoret me ndikim te fuqishem te lumenjve, raporti akumulim-erozion arrin deri 5:1. Vlera te tilla hasim ne sektoret e grykederdhjeve te lumenjve kryesore (Vjose, Seman, Shkumbin), te cilet shquhen per prurjen e ngurte vjetore me te madhe. Gerryejet e tokes ne brigjet e te gjithe lumenjeve te vendit tone jane me pasoja te pariparueshme per token bujqesore dhe infrastrukturen e ndertuar mbi te. Dukuria e ketij fenomeni eshte e pranishme ne te gjithe segmentet lumore te vendit tone. Monitorimet e kryera ne disa segmente lumore me gjatesi 300 deri 500ml, tregojne per humbje te tokes nga 23 000 deri 26 000 m3/vit. Humbjet e tokes brenda nje viti jane disa dhjetra hektare,ne pershpejtimin e erozionit ne brigjet lumore ndikim me te madh kane: - Devijimet shtreterve te lumenjeve, si rezultat i shfrytezimit pa kriter te materialeve inerte. - Demtimi dhe mos funksionimi i veprave mbrojtese, Duhen me shume investim te reja ne veprat mbrojtese (argjinatura, panela terthore, prita), kane pesuar demtime te medha dhe fenomeni eshte i pranishem ne te gjithe shtreterit e lumenjve. - Demtimi i bimesise ne anet e shtreterve te lumenjeve(si rezultate i prerjeve pa krirere). - Demtimet dhe nxjerrja jashte funksionit e veprave te marrjes se ujit per ujitje,.jane rezultat i thellimit te shtreterve te lumenjeve prej shfrytezimit pa kriter te materialeve inerte. - Permbytjet e ndodhura , jane pasoje e rritjes se koeficentit rrjedhave ujore siperfaqesore, demtimit dhe daljes jashte funksionit te pritave malore dhe mos investimi per ndertimin e tyre ne tokat e pjerrta.
Dukurite e shfaqura dhe problemet e trajtuar me siper jane rezultat i shfrytezimit intesiv te inerteve ne shtreterit e lumenjeve, mos zbatimi i projekteve te shfrytezimit dhe rehabilitimit mjedisor si dhe mos zbatimi i kushteve te percaktuara ne lejen mjedisore.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›