Edvini demaskohet, presion mbi gjyqtarët, në rolin e prokurorëve të Byrosë Politike

Njerëzit e Edi Ramës kanë synuar dje të intimidojnë përfaqësuesit legjitimë të sistemit gjyqësor, duke u kërkuar atyre të pranojnë pa analizë, dokumentet e akuzat që artikulojnë bashkëpunëtorët e Ina Ramës. Partia Demokratike denoncon këtë përshkallëzim të presionit dhe premton se nuk do të lejojë sistemin të nënshtrohet nga pinjollët e Byrosë Politike
Partia Socialiste me Edi Ramën, nuk po ndalin vrullin e presioneve të hapura ndaj organeve të Drejtësisë në vend. Megjithëse klika opozitare propagandon mediatikisht si mbështetëse e pavarësisë së institucioneve Kushtetuese, krejt e kundërta qëndron realisht, pasi vulgariteti opozitar ka shtrirë duart e së keqes në brendësi të hallkave të funksionimit të sistemit të drejtësisë. Në këto kushte, Partia Demokratike ka reaguar përsëri, duke akuzuar kreun e PS-së, se po zhvillon shantazh të vazhdueshëm ndaj Prokurorisë së Përgjithshme, në mënyrë që të funksionojë jo në bazë të ligjit dhe Kushtetutës, por sipas mentalitetit të nomenklaturës komuniste. Zëdhënësi i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, deputeti Aldo Bumçi, deklaroi dje se Edi Rama ka marrë përsipër të bëjë sërish Prokurorin e Përgjithshëm dhe me mentalitetin e persekutorit nuk mund të heqë dorë nga ky rol. “Në shënjestër të tij, janë sot gjykatësit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, të cilët Rama, pinjoll i nomenklaturës së lartë të komunizmit, i konsideron fajtor për ekzekutimin që falangat e parisë së Ramës u kanë bërë familjarëve të tyre. Deklarata e tij e fundit në media përbën një përshkallëzim të ri të presionit ndaj drejtësisë duke dëshmuar dhe një herë që ai është formuluesi i akt akuzës politike ndaj ministrit Basha”, u shpreh deputeti Bumçi.
PD, dënon me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim të Ramës, manipulimin e ulët që i bën Prokurorisë së Përgjithshme dhe sulmet ndaj drejtësisë. “I kujtojmë se Shqipëria është vendi i shtetit ligjor dhe i qytetarëve të lirë, kurse qëndrimi yt vjen nga mentaliteti dhe lidhjet e tua direkte me byronë e dikurshme politike dhe strukturat e errëta të sigurimit të shtetit”, theksoi deputeti i Partisë Demokratike.
Gjithashtu, selia blu, sqaron opinionin publik, pas akuzave të pabaza dhe tërësisht mashtruese të PS, se Kancelari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është Ilir Gergj Sauli, i emëruar në vitin 2004 nga ministri i Drejtësisë në atë kohë, Fatmir Xhafa. Ndërsa shorti për ndarjen e çështjeve për gjykim kryhet në mënyrë elektronike....