E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët luftë me policinë private, plagosen dy persona

perleshja me policinePërmbaruesi nxjerr me dhunë nga godina 16 familje tek Petro Nini
Një përleshje e vërtetë është regjistruar ditën e djeshme në afërsi të shkollës Petro Nini Luarasi në rrugën Margarita Tutulani ku përmbaruesit dhe rreth 20 banorë të një ndërtese kanë krijuar një situatë problematike. Pasi përmbaruesi privat tentoi të nxjerrë jashtë një godine rreth 16 familje dhjetëra burra dhe gra, janë konfliktuar me policinë private pasi nuk pranuan të lirojnë godinën që që një familje pretendon se e gëzon me dokumente origjinale.
Kundërshtimi
16 familje që banojnë në një objekt tek rruga Margarita Tutulani, janë kundra një personi që pretendon se ka dokumente mbi objektin që prej vitesh ata jetojnë. Sipas banorëve, pronari që pretendon të marrë godinën, ka falsifikuar dokumentet sepse sipas tyre, është person me pushtet. Ditën e djeshme banorët me forcë kanë kundërshtuar të vendosur se nuk do të lejojnë përmbaruesin ti nxjerrë nga banesat ku ata jetojnë prej vitesh.
Ngjarja
Pas jo më shumë se një ore nga mbërritja e përmbaruesve, duke mohuar të dilnin nga ndërtesa brenda apartamenteve të godinës janë ngujuar familjarë me fëmijë të mitur, disa prej tyre, nën 1 vjeç. Banorët thanë se nga konflikti me policinë private 2 persona janë dërguar në spital, pasi kanë humbur ndjenjat. Dhe gjatë kohës së kundërshtimit të dy palëve policia private ka tentuar të gjuajë me armë në ajër duke trembur banorët. Sipas familjeve, policia private shkeli çdo normë të të drejtave të njeriut, ndërsa policia shtetërore qëndroi indiferente përballë kësaj situate. Ndërkaq, banorët e nxjerrë nga shtëpitë e tyre tek Petro Nini, shprehen se do ti drejtohen prokurorisë për ushtrim dhune. Pranë banorëve dje mbërritën edhe përfaqësues të Avokatit të Popullit, dhe situata u paraqit e tensionuar deri në orët e pasdites pasi përmbaruesit kanë tentuar të hynë në bodrum dhe kanë hasur në rezistencën e banorëve.
Akuzat
Sipas banorëve, personi që pretendon pronën e ka falsifikuar atë. Prej 80 vitesh banojmë në këtë godinë dhe i bëjmë të ditur opinionin publik sepse godina është ndërtuar nga italianët. Marinarë italianë e kanë ndërtuar godinën për funksione të italianëve, dhe pasi ata u larguan, u vendosën familjet tona. Deri para pak vitesh nuk e dinim që kjo godinë paska një pronar. Zotëria që pretendon të marrë banesat tona ka qenë funksionar në Gjykatën e Lartë dhe ka pasur mundësinë të manipulojë dokumente në interes të tij, thanë banorët për. Ndërsa nga ana tjetër pronari i tokës i cili me aktit normativ më të fundit të qeverisë e përfiton tokën sipas ligjit. Ditën e djeshme për mediat ky person ka deklaruar se e përfiton ndërtesën duke u mbështetur në ligj. E kam blerë pronën me flori në vitin 1947, u shpreh personi që pretendon se është pronar i godinës. Duke mbajtur në duar dokumentet, dhe duke i treguar nga mediat ai Është shprehur gjithashtu se godina i përket familjes së tij.

Një grua mohon të dalë nga
ndërtesa, ngujohet me fëmijën

Ditën e djeshme gjatë protestave të dhunshme mes banorëve dhe përmbarimit një prej banoreve të godinës 3-katëshe ka kërkuar të hynte brenda sepse kishte foshnjën në apartament dhe policia private nuk po e lejonte. Ka qenë një moment i tensionuar, derisa gruaja hyri brenda në apartament për tu bashkuar me foshnjën disa muajsh. Gruaja vendosi të mos dalë më jashtë godinës.

Deputetët e PS-së dalin në mbrojtje
të banorëve tek Petro Nini

Deputetë të Partisë Socialiste si Sajmir Tahiri, Shegushe Ligori, Besnik Bare, etj, kanë debatuar me policinë ditën e djeshme lidhur me dëbimin e 17 familjeve nga përmbarimi. Jemi këtu 5 deputetë, jepni llogari çfarë po u bëni banorëve, iu drejtua Tahiri, zëvendës drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani. Tahiri dhe Breçani kanë debatuar ashpër mes tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›