E Diel, 1 Nëntor 2026

Ersekë, shembet ndërtesa, vdesin dy fëmijë

Viktimat janë Shpetim Shkoza 10 vjeç dhe Fatjon Shkoza 21, ndërsa të plagosur kanë mbetur Klodiani 8 vjeç, Eltoni 12 vjeç dhe Altin Shkoza 23 vjeç, të cilët janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës, ku ndodhen në gjendje serioze për jetën.

Fëmijët nga komuniteti egjiptian, ishin futur në magazinë për të mbledhur hekurishte për ta shitur si skrap, por momenti ka qenë tragjik për ta, duke mos iu lënë mundësi shpëtimi. Zhurma e madhe e shembjes së kolonave, ka bërë që banorë të zonë të vijnë tek vendi i ngjarjes, nga ku kanë nxjerrë trupat e pa jetë të fëmijëve dhe të të plagosurve.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›