E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ersekë, eksploziv antenave, kapet 28-vjeçari

Në pranga përfundoi shtetasit Edvin Beqo 28-vjeç, banues në fshatin Mbreshtan-Ersekë, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi, A.J (bashkautor), 22-vjeç, banues në fshatin Kodras-Ersekë.

Gjatë së dielës, shtetasi Edvin Beqo, u kap në flagrancë duke shkatërruar me lëndë eksplozive një antenë përsëritëse të valëve televizive (repeditor) të TVSH-së, për ta vjedhur e më pas për ta shitur. Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet  dhe iu sekuestrua një sasi prej 3.2 m fitil zjarr përcjellës.

Bashkëpunëtori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke i shpëtuar prangave të policisë. Këta shtetas akuzohen për veprat penale të “Shkatërrimi i pronës”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Vjedhje”. Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme. /Start/

                                                                                             2012-04-30 09:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›