Autoriteti Europian: 2 banka ne Shqiperi, te shtojne kapitalin Eglantina Nasi
Dy banka private qe operojne ne Shqiperi, paraqesin nevojen e shtimit te kapitalit te tyre. Ky konstatim i Autoritetit Bankar Europian (EBA), eshte permendur ne Raportin e Stabilitetit Financiar per 6-mujorin e dyte te vitit 2011, publikuar se fundmi nga Banka e Shqiperise. Sipas tij, behet fjale se jane pikerisht dy banka te cilat duhet te shtojne me shuma monetare te konsiderueshme kapitalin e tyre aktual. "Rritja e kerkuar e kapitalit eshte nje mase e jashtezakonshme dhe e perkohshme", - pohon lidhur me nje fakt te tille, raporti i BSH-se. Me tej, ai citon saktesisht te dhenat e lancuara nga Autoriteti Bankar Europian se shuma perkatese e sugjeruar ndaj bankave te lartpermendura per kapitalin e shtuar eshte 2.1 miliarde euro. Ka qene ne kuadrin e rekomandimeve dhe rezultateve te te ashtuquajturave "prova te rezistences" per 90 grupe bankare europiane, qe ekspertet e EBA-s i kane listuar dy bankat operuese ne sistemin bankar shqiptar. Pikerisht, si perfaqesuese te 2 prej ketyre 90 grupeve, te cilet jane testuar per aftesine qe kane per t'u rezistuar efekteve te krizes financiare. Ne te tilla kushte, ato jane konsideruar si te ekspozuara me teper ndaj te tjerave prej efekteve te krizes financiare. E per kete arsye, atyre u rekomandohet qe te shtojne kapitalin e tyre ekzistues, ne menyre qe te jene te gatshme te kalojne me sukses cdo sprove te mundshme te efekteve negative te kesaj krize. "Per sa i perket grupeve europiane bankare qe operojne ne Shqiperi, EBA ka rekomanduar rritjen e kapitalit me 2.1 miliarde euro per dy prej tyre, nderkohe qe dy te tjera, nuk kane nevoje te rrisin kapitalin", - thuhet saktesisht ne Raportin e Stabilitetit Financiar per 6-mujorin e dyte te vitit 2011, publikuar nga Banka e Shqiperise, referuar gjithmone te dhenave te komunikuara nga Autoriteti Bankar Europian. Ky i fundit nder te tjera, ka bere me dije se "me qellimin qe te arrihet vlera prej 9% e raportit 'kapital baze - aktive me rrezik' brenda dates 30 qershor 2012, ne total, bankat e perzgjedhura evropiane duhet te shtojne kapitalin me rreth 114.7 miliarde euro". E thene ndryshe, kjo shprehi do te sqaroje se ne teresi, sistemi bankar evropian, ka nevoje per kete mbeshtetje me kapital, ne menyre qe te siguroje nje raport te qendrueshem, dhe brenda nivele te lejuara me aktivet bankare qe mund te paraqiten ne nje rrezik te mundshem, per shkak te efekteve negative te krizes financiare globale.
"Rritja e kapitalit, duhet te mos pengoje kredidhenien"
"Rritja e kapitalit, duhet te synoje te mos pengoje kredidhenien ne sektorin real te ekonomise se Bashkimit Europian". Ky eshte nje nga rekomandimet kryesore qe Autoriteti Bankar Europian (EBA) ben ne lidhje me shtimin e kapitalit per disa banka qe operojne ne sektorin bankar evropian, mes tyre edhe dy ne ate shqiptar. Duke shtuar se "keto banka duhet qe me pare te perdorin burimet private te financimit per te krijuar rezervat e kapitalit, duke perfshire te ardhurat e krijuara, uljen e pagesave te bonuseve, emetimin e aksioneve te reja te zakonshme dhe te formave te tjera te pershtatshme te kapitalit, dhe forma te tjera te menaxhimit te detyrimeve". "Gjithashtu, rritja e kapitalit nepermjet uljes se aktiveve me rrezik, ne pergjithesi, nuk do te lejohet si nje instrument qe do te adresoje kerkesat per kapital, me perjashtim te rasteve kur keto jane planifikuar tashme dhe po merren ne konsiderate nga AKM", - perfundon EBA lidhur me keto rekomandime per shtim kapitali.