Tregtonin mallra kondrabandë, prangosen dy persona
Në kuadër të operacionit policor të koduar "Konfeksione II" i realizuar nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik Financiar është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i dy shtetasve, për tregëtim dhe trasportim i mallrave kondrabandë:
-Adriatik Vasil Kollona, 41 vjec, banues në Tirane,
-Roland Agim Tafa, 34 vjec, banues në Tiranë,
-gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi L.B, 34 vjec,
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas informacione të marra për to, pasi këta shtetas tregetonin mallra konfeksione të ndryshme, të cilat i fusnin në vendin tonë pa kaluar me pare kontrollin doganor.
Kapja e tyre u realizua në afërsi të Saukut Tiranë dhe nga kontrolli i ushtruar në automjetin me targa AA 510 BB, në pronësi të shtetasit Adriatik Kollona, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1200 copë bluza femrash.
Materialet hetimore në ngarkim të tyre ju referuan Prokurorisë për Tregëtim dhe trasportim i mallrave kondrabandë.