Tiranë, asgjesohen 350 bimë narkotike, në kërkim kultivuesi

Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, pas informacioneve të marra ne rruge operative, ne zbatim të planit të masave të hartuar në drejtim të luftës kundër kultivimit të bimeve narkotike, ka bërë të mundur zhvillimin e operaconit "Mneri i Siperm 2", ku si rezultat i kontrollit të territorit u bë zbulimi i 2 parcelave te mbjella me bime te ngjashme narkotike te llojit Kanabis Sativa ne pyllin e fshatit Mneri i Siperm, komuna Zallbastar Tirane.
Nga kryerja e veprimeve proceduriale ne vendin e ngjarjes u be asgjësimi i 350 bimëve të ngjashme narkotike, me djegie me zjarr ne te 2 parcelat si dhe u moren dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale per ekspertim te metejshem labaratorik bimet.
Ndërkaq policia ka bërë të mundur dhe identifikimin e kultivuesit të këtyre bimëve, shtetasi Sajmir Alixhepi, 26 vjec, lindur e banues ne fshatin Mner i Siperm, ndërsa po punon për kapjen e tij.