E Diel, 1 Nëntor 2026

Tmerr në Poliçan, i pret kokën vrasësit të vëllait

Një ngjarje makabër e ndodhur në Polican duket se i ka kaluar kufinjtë njerëzore. Roja e Uzinës Mekanike të Armëve të Policanit, Shpëtim Dervishi ka ekzekutuar me armë zjarri Shefin e sigurisë teknike të ndërmarrjes, Vladimir Gurit dhe më pas vret edhe veten. Por krimi nuk është mbyllur me kaq, pasi në një mënyrë krejt të pazakontë dhe të padëgjuar më parë në Shqipëri vëllai i viktimës, Kushtrim Guri, ka masakruar kufomën e Shpëtim Dërvishit, duke i prerë kokën për së vdekuri.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e së hënës, në ambjente e brendshme të Uzinës Mekanike të qytetit të Poliçanit në afërsi të vendit ku shërbente 45 vjeçari si roje. Motivet e xhelozistë janë bërë shkak për këtë krim, pasi roja i Uzinës akuzonte viktimën se i ngacmonte bashkëshorten e tij. Ky fakt, nuk është pranuar nga Dërvishi, duke dashur ta mbyllë ceshtjen me vrasjen kolegut të tij të punës dhe pas pak minutash, në kushtet e depresionit autori ka vrarë edhe veten me një plumb në kokë me po te njejten armë. Mesohet se një tjetër motiv që ka shtyrë rojen të kryje vrasjen dyshohet se ka qënë largimi i bashkëshortes së tij nga puna si pasojë e reformës së ndërmarë në uzinë.

Nderkohe, Kushtrim Guri, vëllai i viktimës, i cili akuzohet se ka dhunuar trupin e viktimës që u vetëvra pas krimit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga polcia e Beratit. Hetimet rreth ngjarjes makabre po kryehen vetëm nga Prokuroria Ushtarake, pasi uzina Mekanike e Poliçanit është nën varësi të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes. Ekspertët ushtarakë ndodhen ende në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet, ndërkohë që gjithë Uzina Mekanike e Poliçanit ndodhet e rrethuar nga uniformat blu dhe askush nuk është lejuar të kalojë postobllokun që ndan uzinën nga pjesa tjetër periferike e qytetit të Poliçanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›