Johansson: “E di se do të fitoj ndaj Platinisë”

Albania-sport.com (AS)- "Nëse presidentët e federatave do të votojnë ashtu sic më kanë thën, atëherë do të fitoj". Kështu është shprehur presidenti i UEFA-s, Lennart Johansson. Numri 1 i futbollit europian, i cili do të ketë kundërshstar për postin e presidentit francezin Mishel Platini, shprehet i bindur në rizgjedhjen e tij edhe pse votat janë të fshehta dhe askush nuk e di se për kë do të votojë njëri apo tjetri president. "Njerzit, - thotë Johansson, - mund të bëjnë të kundërtën e atyre që thonë. Gjë që e bën situatën edhe më të vështirë se sa mund të parashikohet". Kongresi i UEFA do të zhvillohet, më 26 janar në Dyseldorf të Gjermanisë. Federata Shqiptare e Futbollit përfaqësohet nga presidenti Armando Duka, i cili gëzon edhe të drejtën e votimit. Gjatë një interviste ekskluzive për albania-sport.com, Duka u shpreh: "- Të jesh kandidat për president i UEFA-s është goxha shumë. Të dy kandidatet janë figura të mëdha me kontribute të padiskutueshme në futboll e më përvojë manaxhuese. I vlerësoj vërtet maksimalisht të dy kandidatët. Kushdo që të jetë do të jetë në nder të institucionit më të lartë europian të futbollit. UEFA është e ndërtuar në themele të forta, mbi parime të forta e me demokraci të padiskutueshme. E ardhmja e jone është e sigurtë. Ne kujdesemi per futbollin".
Albania-sport.com ka hapur një sondazh në lidhje me opinionin e lexuesve të faqes. Tema e sondazhit është e drejtpërdrejtë: Kush do të fitojë për president i UEFA-s: Lennart Johanson apo Mishel Platini. Votimi mbyllet më 25 janar 2007. Ju ftojme te shprehni mendimin tuaj.