Ikin Kukaj, Hoxha dhe Krusha nga Prishtina

Nga Ejup LLUMNICA
Pas Besës, si duket tashmë i vije radha Prishtinës për të iu larguar lojtarët. Kështu dy mbrojtësit e Prishtinës, Liridon Kukaj dhe Mervan Hoxha, kanë arritur marrëveshje me skuadrën e Bashkimit të Kumanovës, e cila bënë gara në elitën e futbollit maqedonas, dhe ka mbetur vetëm vërja e firmës, pasi që të gjitha procedurat tjera kanë përfunduar sa i për këtë këtyre lojtarëve. Në anën tjetër përderisa Kukaj dhe Hoxha mësynë futbollin jashtë Kosove, futbollisti tjetër i Prishtinës, mesfushori Fitim Krusha, ka zgjedhur një skuadër tjetër dhe atë jo jashtë Kosove por pikërisht rivalin më të madh të Prishtinës, Besën e Pejës. Janë këto lëvizjet më të fundit që janë bërë në skuadër e Prishtinës, të cilat gjithsesi do ta shqetësojnë trajnerin Kujtim Shala. Mirëpo, nëse bazohemi në paralajmërimet e klubit se ata kanë fokusuar tri përforcime, atëherë kjo deri diku mund ta qetësoj teknikun Shala. Fjala është për Valon Bajgorën i cili vitin e kaluar ishte anëtar i skuadrës nga Shqipëria, Besa e Kavajës, dhe dy brazilian tjerë, njëri sulmues dhe tjetri mesfushor. Përderisa për të parin kampioni vjeshtor ka njohuri për cilësitë e tij, këta të fundit për opinion nuk janë gjithaq të njohur edhe pse flitet se kemi të bëjmë për dy futbollistë tejet cilësor.