E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ervin Skela, në “rënie të lirë”Sipas faqes gjermane kicker.de, trajneri i Kotbusit, Prasnikar, nuk preferoi ta hidhte në fushë Skelën për shkak të lodhjes në ndeshjet ndërkombëtare të Shqipërisë.

Ervin Skela “shijoi” nga bankina rënien e lirë të Energi Kotbusit të tij, në humbjen 2-1 në transfertë kundër Eintrahtit të Frankfurtit, edhe pse skuadra e mesfushorit shqiptar shënoi e para në minutën e 11-të me anë të Rangelovit (penallti). Për Eintrahtin shënuan Liberopoulos (15’) e Shtajnhofer (51’).

Sipas faqes gjermane kicker.de, trajneri i Kotbusit, Prasnikar, nuk preferoi ta hidhte në fushë Skelën për shkak të lodhjes në ndeshjet ndërkombëtare të Shqipërisë.

Mbrojtësi Mërgim Mavraj luajti 90 minuta të plota në humbjen 1-2 të Bokumit të tij kundër Shtutgartit.

Kotbusi ndodhet në vendin e parafundit në renditjen e Bundesligës, ndërkohë që mbyll tabelën Karlrsuhe e Edmond Kapllanit (luan të dielën në shtëpi kundër Borusias së Mënshëngladbahut). Hanoveri i Lalës luan po të dielën në transfertë.

Në kampionatin gjerman në javën e 26-të spikasin humbjet e bujshme të Bajernit të Munihut (5-1 me Volfsburgun) dhe Hertës së Berlinit (3-1 me Borusian e Dortmundit). Edhe Hofenhaimi humbi në transfertë me Hamgurgun (1-0).

Në Bundesligën 3, sulmuesi veteran Skerdilajd Curri luajti një pjesë loje (të parën) në fitoren 2-0 të Erzgebirges kundër Vaker Burghauzenit.

E Shtune, 04 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›