E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ervin Skela ne rolin e punetorit



Ervin Skela po shfaqet me rolin e një “punëtori” në fushë. Në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij, Tus Koblenz, në fitoren 2-1 kundër Greuther Fyrth, mesfushori shqiptar përveçse ka marrë pjesë në ndërtimin e aksioneve ka është parë shpesh dhe në zonën e mesfushës shkatërruese, duke mos qenë aspak në hije në atë rol. TuS Koblenz po luan me një disiplinë taktike për tu pasur zili dhe këtë e pranojnë edhe mediat gjermane. Kapiteni i TuS Koblenz, Shefki Kuqi, shënoi dy gola në takimin kundër Greuther Fyrth, duke dëshmuar se përvoja e tij e madhe ka shumë vlerë për skuadrën. Kuqi, së bashku edhe me blerjen e re të skuadrës, Ervin Skelën, i kanë dhënë shpresa të reja ekipit. Skela vlerësohet nga trajneri si një lojtar-lider, duke i dhënë më shumë frymëmarrje. “Loja jonë tani është më e sigurt”, - tha Rapolder.

26 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›