E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhesika Simpson, flirti i ri i këngëtares



U trishtua shumë kur në vigjilje të ditëlindjes së 29-të, Toni Romero e la pas një lidhjeje që zgjati pothuajse dy vjet. Xhesika Simpson megjithatë nuk dorëzohet: deklaroi më herët se do të kërkonte një dashuri të re, e cila do t’i rikthente qetësinë, duke pranuar në të njëjtën kohë edhe mundësinë e gjetjes së një personi nga interneti. Tani duket se mashkulli misterioz nuk është edhe aq saç mendohej. Bëhet fjalë për Gerard Butler, ish-të dashurin e Xhenifer Aniston dhe Kameron Diaz. Të martën e kaluar ata darkuan në restorantin Grande Mela së bashku me disa të njohur të përbashkët por flirti ishte i dukëshm. “Ishin në tryezë me disa miq, por Xhesika dhe Gerard, të ulur pranë njëri-tjetrit, dukeshin të interesuar të flisnin mes tyre dhe në fakt biseduan me orë të tëra. Duke qeshur dhe flirtuar, në fund ikën bashkë tek parukieri i Xhesikës, Ken Paves”,- ka treguar një burim për “PageSix”, gazeta e thashethemeve të “New York Post”. Ishte thjeshte një interesim i momentit apo një flirt që do të kthehet në lidhje serioze për Xhesikën? Nuk na mbetet veçse të presim si do të shkojë historia e tyre.

26 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›