E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsyet pse Rusia e mbështet Serbinë



Serbia aktualisht është aleati politik kryesor i Rusisë, e cila mbështetjen e saj e tregon herë pas here. Ndikimi rus në Ballkan është dobësuar në 20 vitet e fundit pas fundit të Luftës së Ftohtë, ndërsa Serbia është vendi i vetëm në Ballkan ku shumica e popullsisë nuk do të anëtarsohet në NATO, për shkak se Aleanca Veriatlantike e bombardoi vendin në vitin 1999. Qeveria e Serbisë e konsideron Rusinë si mike të vërtetë të politikës së saj për mosnjohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Vizita e presidentit rus, Dmitri Medvedev të martën në Beograd, i ka forcuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve. Dushan Reliç nga Instituti për Politikë Ndërkombëtare dhe Siguri shprehet: “Rusia nuk pret që Serbia të jetë ndonjëherë pjesë e integrimit rus. Rusia llogarit me atë që Serbia ashtu sikurse shtetet e tjera ballkanike një ditë të jetë anëtare e Bashkimit Europian dhe që Serbia në kuadër të BE-së të bashkëpunojë më shumë me Rusinë se sa bashkëpunojnë sot shtetet baltike apo vendet e Europës së Mesme dhe Lindore”,- pohon Reliç. Një tjetër arsye e Rusisë për miqësinë me Serbinë shihet edhe furnizimi me gaz i Europës. Sipas tij, Rusia planifikon që të shfrytëzojë gjendjen gjeopolitike të Serbisë dhe Ballkanit në mënyrë që në 50 vitet e ardhshme të vazhdojë të shesë gazin e saj në Europën Perëndimore dhe Juglindore. Rëndësinë që kishin raketat gjatë Luftës së Ftohtë sot po e fiton gazi. Ai është arma më e rëndësishme politike. Vendet e Ballkanit dhe vendet e tjera të Europës së Mesme dhe të Lindjes kanë marrë shumë shpejt mësim nga rasti i Ukrainës. Varësia nga Moska mund të zvogëlohet në rast se nuk je vetëm blerës i gazit të saj por edhe vend tranzit i tij.

26 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›