E Diel, 1 Nëntor 2026

Pesë artistë nga Europa Lindore prezantojnë reflektimet mbi komunizmin



Në datën 29 tetor, në sallën e kërcimit dhe katin përdhes të hotelit “Dajti”, pesë artistë nga Europa Lindore do të
prezantojnë punime, të cilat ndeshen me shoqërinë, historinë dhe kujtimet. Peggy Meinfelder nga Gjermani do të paraqesë instalacionin e saj “100 Ëestmark – 100 marka perëndimore”.
Armando Lulaj nga Shqipëria përfaqësohet me videon e tij “Living in Memory”. Artisti serb Uros Djuric shfaq punime nga “Populist Project”, ndërsa Kamen Stojanov nga Bullgaria prezanton një seri
fotografike, e cila dokumenton performancën e saj në piedestalin e një ish monumenti të Leninit. Kurse artisti rumun Istvan Laszlo ka krijuar një film të animuar me një foto të vitit 1989. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri në datën 15 nëntor.
Për të njëjtën periudhë kohore tetë artistë nga Berlini dhe
katër nga Shqipëria do të “zënë“ një dhomë në katin e dytë të këtij hotelit për të prezantuar veten dhe stilin e punës
së tyre. Intervistat do të hedhin dritë mbi kuptimin e rënies së Murit për biografitë personale dhe artistike.

PREMIERA

“Fëmijë të Murit” në Akademinë e Arteve

Në ditët e fundit të këtij muaji, salla e Akademisë së Arteve në kryeqytet do të presë nxënësit e seksionit dygjuhësh të gjimnazit “Sami Frashëri” dhe studentët e Universitetit të Tiranës, të cilët do të japin nën drejtimin e autorit dhe regjisorit nga
Berlini, Stefan Neugebauer, një kolazh skenik grotesk të titulluar “Fëmijë të Murit”. Kjo pjesë teatrore ofron një retrospektivë plot fantazi mbi të shkuarën komuniste të Gjermanisë. Spektatori përjeton murin në prespektivën e qytetarit të asaj kohe të Republikës Demokratike të Gjermanisë (RDGJ). Me rastin e 20-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit regjisori Stefan Neugebauer ka shkruar këtë pjesë teatrale ekskluzivisht për shfaqen me të rinjtë shqiptarë në Tiranë.

26 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›