Ervini parakalon Altin Rrakllin
Tre golat e fundit i kane dhene Ervin Skeles fronin e golashenuesit me te mire shqiptar ne historine e Bundesliges. Fantazisti kuqezi ka thyer rekordin e golave te shenuar nga Altin Rraklli, i cili ne kampionatin me te mire gjerman kishte shenuar gjithsej 16 gola. Skela eshte ne kuoten e 18 golave dhe vazhdon te jete aktiv ne karrieren e tij, pasi Rraklli i ka varur kepucet ne gozhde prej dy sezonesh. Te dy lojtaret kane nje numer te denje perfaqesimesh ne Bundeslige. Rraklli eshte aktivizuar ne 111 ndeshje mes me te mireve te kampionatit gjerman (kujtojme se Altin Rraklli ka shifra vertet befasuese ne Bundesliga 2), ndersa Skela eshte aktivizuar ne 129 ndeshje deri me tani. Nuk duhet te harrojme edhe nje tjeter lojtar. Fatmir Vata ka luajtur 88 ndeshje ne Bundeslige, por ka shenuar me pak, vetem 8 gola per ish-sulmuesin e Kombetares kuqezi.