E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rikonstruksioni i Akademise, domosdoshmeri"

Anisa Ymeri

Godina madheshtore ne dukje e Akademise se Arteve, ne brendi ka teper probleme. Hapur mund te thuhet se mjaft mjedise nuk jane te pershtatshme per te zhvilluar mesim normalisht. Kete e pohojne shume. Rektori i zgjedhur rishtas i Akademise se Arteve, Petrit Malaj nuk fsheh asgje prej tyre, duke u shprehur: "Ndjeshmeria ime per kete problem nuk eshte vetem refleksion i nje presioni te brendshem, as si nje deshire per te pasur ambiente me te mira. Ndryshimi ne infrastrukturen e saj eshte nevoje e domosdoshmeri qe studente e pedagoge te kene kushte per te punuar". E sigurisht qe problemet reale ne shkollen e vetme te larte artit ne Shqiperi nuk mbarojne me kaq. Pedagoge qe mund edhe te mos ishin aty, pasi formimi i tyre nuk jua lejon, por sidomos studente aspak te denje per te qene te ulur ne ato auditore. Faji mund te jete i shumeve, por ajo qe preket cdo dite, eshte fakti se nje numer i konsiderueshem i atyre qe do te jene e ardhmja e skenes shqiptare, jane aspak te formuar per ta mbajtur mbi supe peshen e artit te vertete. Sikunder ka edhe prej atyre qe shfaqen denjesisht ne skenat tona, pavaresisht se jane ende 20-vjecare a dic me shume. Malaj tregon edhe per kontratat dhe punesimet e reja te pedagogeve ne te vetmen shkolle te larte te artit ne Shqiperi.

Keni vite te tera ne Akademine e Arteve, e rishtazi jeni zgjedhur rektor. Ne c'kushte mesojne studentet ketu?

Kjo pyetje ka te beje edhe me ndjeshmerine time me te madhe. Ne pamjen e jashtme Akademia e Arteve eshte nje institucion me fasade te lakmueshme, por sapo hyn ne te, per te qene i sinqerte, ne atelie, auditore e studio ku mesohet, nuk jane ne parametrat e duhur. Ndjeshmeria ime per kete problem nuk eshte vetem refleksion i nje presioni te brendshem, as si nje deshire per te pasur ambiente me te mira. Ndryshimi ne infrastrukturen e saj eshte nevoje e domosdoshmeri qe studente e pedagoge te kene kushte per te punuar. Ata qe punojne ne atelie s'mund te kene ftohte, e kur nje student i pianos a violines punon, duhet qe gishtat e tij te jene ne gjendje normale. Keto jane domosdoshmeri dhe jo lukse. Te mos harrojme qe kemi vetem kete shkolle te larte arti e, duke qene keshtu, shteti duhet te jete me i ndjeshem.

Por, ne fakt, ka pasur ndjeshmeri per permiresimin e ketyre kushteve?

Di te them qe ne keto pak kohe qe jam rektor ka pasur takime me ministrin e Arsimit. Me pare, kur kam qene dekan i Fakultetit te Artit skenik (ku ka pak ndryshime, pa pretenduar se kam bere cudira), duhet te thene se ka kushte me ta mira, por ka shume per te permiresuar. Ndersa keto muaj jane disa hapa te bere, duke gjetur sensibilitetin se pari te studentet dhe safi pedagogjik, per keto nevoja emergjente. Por kemi percaktuar edhe linjat, ku duhet nderhyre domosdoshmerisht dhe kemi pasur takim me ministrin Pollo. Beme nje bisede konkrete mbi miradministrimin e Akademise se Arteve dhe asaj qe ne na dhemb me shume, infrastruktura. Flas per te me shume, pasi sa i takon kurrikulave apo aspektit pedagogjik, ju them se hapat jane shume konkret. Mund te them se te ministri gjeta mirekuptim, duke na u thene punoni, beni projekte dhe sillini. Ajo qe mund te them per t'ju bere te kuptoni me mire gjendjen eshte fakti se sivjet ne Akademi, nuk ka asnje ze per investime. Por eshte e domosdoshme qe ne te jetojme me kete nevoje te domosdoshme per nje ndryshim te madh ne akademi.

I kushton shume buxhetit te shtetit rikonstruksioni?

Kjo do te dale nga projektimi. Jemi ulur e kemi diskutuar te gjithe per projektimin e nje masterplani disavjecar per akademine. Pasi s'mund te vijohet me arnime te vecanta, por duhet nje rikonstruksion total qe te shmange degradimin e metejshem. Ka emergjenca per momentin, pasi kati i pare i Fakultetit te Artit Skenik ka krisje qe jane teper te trishtueshme. Eshte nje moment, kur sipermarrjen time kryesore e kam te deleguar ne kete drejtim, dhe jo vetem une, por te gjithe ne. E ky vit i pare do i kushtohet nje detyre te projektimit. Duhet qe shteti ta beje kete gje, pasi e ben per te vetmen shkolle te larte te artit ne Shqiperi, pasi eshte ne dobi te brezave qe vijne. Deri tani ka pasur fare pak nderhyrje. Jam koshient qe asgje nuk behet sa hap e mbyll syte, por duhet te nisim.

Po sa i takon stafit pedagogjik, cilat jane problemet reale te akademise ne kete drejtim?

Padyshim qe ketu s'mund te jete pedagog kushdo, sikurse edhe ne cdo universitet tjeter, por ketu duhet nje plus shume i madh, sic eshte pervoja skenike apo kualifikimi shkencor. Problemi momental eshte numri shume i madh i pedagogeve te jashtem, qe eshte shume me i madh nga ai i pedagogeve te brendshem. Nuk dua dhe nuk mund t'i cilesoj si te papergjegjshem pedagoget e jashtem. Perkundrazi, jane te domosdoshem per shkak te pervojes konkrete qe sjellin nga ato institucione ku punojne e krijojne. Kjo eshte e domosdoshme per nje shkolle arti, pasi eshte nje laborator qe perpunon disa elemente qe diku merren dhe percillen me tej te studentet. Ndersa per pedagoget e brendshem, mund t'ju them se do rishikohen kontratat e punes dhe secilit do i kerkohet nje kualifikim normal per te qene ketu, gje e cila nuk ka qene.

Gje qe nuk eshte as aktualisht?

Vetem te disa, nuk eshte ne teresi. Por ligji i arsimit te larte na e detyron, qe pedagoget t'i kemi te disiplinuar. Por behet fjale edhe per nje numer tjeter pedagogesh qe do vijne ne Akademine e Arteve, ende nuk e dime numrin se sa do te jete. Ne te tre fakultetet ka nevoje te madhe per pedagoge, por sigurisht qe do te shohim se ku jane emergjencat tona dhe do jene departamentet qe do e percaktojne dhe rektorati do jete thjesht moderatori per marrjen ne pune te pedagogeve, ku do te shpallet konkursi publik, brenda te gjitha kritereve te shpallura paraprakisht, me procedure transparente. E them me ze te larte: askush te mos mendoje se ketu do te hyjne persona anonim, qe nuk perfaqesojne asgje, pra zhvillime konkrete te artit.

Kur thoni kete, keni parasysh qe s'do te lejoni ate qe ka ndodhur deri tani?

Ju them dicka, qe jam krenar per stafin pedagogjik te Akademise se Arteve dhe ketu nuk kam parasysh 100% te pedagogeve. Kur flas per stafin, flas per pjesen derrmuese te tyre, qe padyshim kane reputacion jo vetem ketu, por edhe neper bote me krijimet e tyre, me ate qe kane shperfaqur. Nuk mungon brumi i domosdoshem, dhe do thosha qe s'e vuajme aq sa mund ta vuajne universitete te tjera. E them me plot gojen qe ne kemi emra tejet perfaqesues dhe ketu ne shkolle perbejne boshtin.

Akademia ka edhe "prona". Jane krijimet e studenteve nder vite, te cilat jane pak ne kontakt me publikun, do kete ndonje hap konkret ne kete drejtim?

Eshte diskutuar gjeresisht me te tre fakultetet e Akademise, dhe ka nje hap konkret te ndermarre nga Fakulteti i Muzikes qe prej dates 15 mars ka nisur stina koncertore e pranveres. Do te ngjiten ne skene mbi 350 studente ne gjithe sezonin, deri me 25 qershor. Koncerte qe mbahen cdo te merkure e te enjte me publik, per t'i dhene mundesine e shfaqjes ne skene, pasi kete qellim kane te gjithe ata qe jane ne kete shkolle, dhe jo per te mesuar ne klase. E ne artin skenik kjo ka ndodhur ka kohe, qe provimet jane me publik. Ndersa, sa i takon atyre krijimeve qe jane te fondit te akademise me pune te studenteve ne vite, vjet u cel nje ekspozite me krijime te fondit.

Sa i takon nivelit te studenteve ne Akademi, te themi se nuk eshte per t'u lavderuar. Ku calon sipas jush, te momenti i pranimit...

Gjithcka eshte e lidhur sa i takon ketij problemi. Per hir te se vertetes,vitet e fundit veme re (kjo na deshperon) se ketu vijne per te konkurruar studente qe jane fare pak te formuar. Te muzika dhe arti figurativ ka kryesisht studente qe vijne nga lice te ndryshme te Shqiperise, ndersa arti dramatik pranon nga te gjitha fushat, pasi s'ka shkolle te mesme qe pergatit aktore apo regjisore. Por, ajo qe na deshperon edhe me shume, kam marre sinjale edhe nga dekanet e fakulteteve te muzikes e artit figurativ, ajo qe behet ne shkollat e mesme nuk eshte ne lartesine e duhur. Ndaj edhe kemi pasur bisedime me Ministrine e Arsimit dhe keto dite dy pedagoget tane, qe te ndihmojne ne nje arsyetim te programit dhe elementeve qe edukohen ne keto shkolla. Pra, eshte domosdoshmeria e ne koordinimi mes akademise dhe liceve per ate cka mesohet ne to. Mospercaktimi i mesatares si kusht per te hyre ne akademi, faktikisht ne e vuajme. Pasi formimi i pergjithshem i studenteve le per te deshiruar mjerisht. Pasi ne perpiqemi ta thellohemi ne lendet speciale te drejtimit qe ka zgjedhur, dhe lendet e formimit te pergjithshem detyrohemi t'i mbartim, duke pare kete formim te dobet te pjeses me te madhe te tyre. Aq sa detyrohemi te mbajme edhe gjuhe te huaj! E per te gjitha keto, na detyron brumi qe na vjen ne shkolle, pasi detyra jone eshte te percojme vlera. Por, mes ketyre, s'mund te mos permend se provimet, thuajse ne te gjitha deget tani jane publike. Kushdo qe deshiron mund te jete i pranishem ne provimet e studenteve. Dhe studentet jane te pergjegjshem e ndergjegjshem. Kjo eshte nje sfide, por edhe vlere e akademise.

Dega me e re ne akademi eshte ajo e regjise se filmit. Premisa te mire deri tani?

Ka qene sfide e madhe dhe une e kam udhehequr kete nevoje te celjes se kesaj dege dhe u be shume mire, pasi cdo akademi e ka. Kemi arritur te plotesojme disa parametra deri ne nje mase te konsiderueshme, sa i takon elementeve teknike. Pasi per pedagoget, ata jane emrat me te njohur jo vetem ne fushen e filmit, por edhe pjeseve plotesuese. Kemi per te bere shume, pasi eshte nje shkolle qe kushton shume. Por mua s'do me mungoje vullneti per te permiresuar kushte.

Malaj, aktori rektor

Ka marre ne duar "freret" e drejtimit te Akademise se Arteve, mjediset e se ciles i njeh mire, pasi prej nisjes se studimeve, ne vitin e hershem 1981 nuk i eshte ndare. Petrit Malaj, 2 muaj me pare, u zgjodh rektor i Akademise, por kjo s'do te thote aspak se e sheh veten larg sheshit te xhirimit. Ai mbi te gjitha eshte aktor. Ndaj edhe rrefen: "Kur je aktor, regjisor a violinist, duhet ta ushqesh veten vazhdimisht dhe te mos ngujohesh te drejtimi i institucionit". Mesimdhenien s'mund ta lere pasi sic pohon: "Jo vetem pse dua shume te jap mesim, por eshte komunikimi i vazhdueshem me studentet, ai qe me ndihmon ta bej me mire edhe punen e drejtuesit, me ben me konkret". Shpejt do te jete ne xhirimet e filmit te Gjergj Xhuvanit, qe nis me 15 prill. Dhe nje tjeter projekt me TVSH-ne, seriali me 10 seri i Ylli Pepos.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›