E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa nen thundren kuqezi

Jeton Selimi

Ishte nje jave qe foli shqip ne disa kampionate te huaja dhe kjo fale paraqitjeve mjaft te mira te bera nga disa legjionare kuqezi. Natyrisht, ne qender te vemendjes eshte padyshim Ervin Skela, qe ne dy javet e fundit ka qene padyshim nje nder me te miret e Bundesliges gjermane, pasi ne ndeshjen kunder Hertes se Berlinit shenoi 2 gola dhe te premten e kaluar golin e vetem te takimit kunder Duisburgut, qe i dha fitoren Kotbusit te tij. Gjashte pike ne dy ndeshje e kane cuar Kotbusin e Skeles ne kuoten e 26 pikeve, por ende shume prane zones se ftohte. Tre gola per fantazistin e Kombetares sone, te cilat e kane cuar ate ne krye te golashenuesve te klubit, duke e shnderruar ne njeriun me ne forme per momentin. "Ne jemi shume te lumtur qe fituam. Ishte nje ndeshje shume e rendesishme, nje qe u luajt ne fushen e Dusiburgut. Nese shikoni tabelen, fituam shume pike te premten. Me mire se keshtu nuk behej. Nese ne mundim Bajernin e Mynihut dhe Herten e Berlinit, mund ta bejme me cdo skuader tjeter te Bundesliges. Po rritet performanca jone dhe disiplina ne loje", deklaron Skela per media gjermane. Me pas ai vazhdon duke theksuar se humbja ne ndeshjen e fundit do t'u prishte shume pune planeve te tyre. "Te premten ishte nje ndeshje qe kerkonte shume disipline dhe impenjim. Sigurisht, na ndihmoi edhe goli ne fillim te ndeshjes qe e vuri nen presion skuadren kundershtare dhe kjo eshte e kuptueshme. Ne u mbrojtem mire dhe nuk u lame asnje hapesire. Nese do te kishim humbur ne Dusiburg, situata do te ishte fatale. Kemi fituar, por ishte vetem nje hap i vogel. Eshte thelbesore te shenojme shpejt dhe te mbrohemi mire. Kemi ende ndeshje kunder Karlsruhes, Hanoverit dhe Hamburgut. Tani do te duket e tere puna e sezonit dhe stervitjet e cdo dite.", komenton fantazisti kuqezi. Ne fund, edhe nje deklarate per golin e tij me koke, i cili rezulton te jete edhe rrjeta e pare e tundur pas nje planzhoni ne zone ne kampionatin e me te mireve te Gjermanise, por jo i karrieres. "Ne Bundesliga ishte goli i pare, ne te dyten kam shenuar me pare edhe per Frankfurtin dhe Cemitzin", perfundon Skela.

Edhe Debatik Curri eshte njeriu-ndeshje per Vorsklen e tij ne javen e fundit. Dje, asi i kuqezinjve shenoi golin e fitoren ne minutat shtese te takimit duke i dhene nje fitore me shume vlera ekipit. Kur rezultati ishte 1-1 dhe gjithcka dukej se po shkonte drejt barazimit, ka qene Armend Dallku qe ka harkuar nje top te sakte ne zone dhe aty Curri nuk ka falur duke futur ne xhep tre piket per Vorsklen, qe lufton per mbijetese. Me pas gezim i ligjshem, heqje fanelle dhe karton i verdhe! Pak pikante, por me shume shije. Ia vlen!

Pa u shkeputur nga Ukraina, por duke levizur disa qindra kilometra me ne jug, eshte Dorian Bylykbashi qe shkelqen. Krivbas ka mundur te fitoje ne transferte ne fushen e Zorias dhe Bylykbashi ka lene firmen e tij duke realizuar nga pika e bardhe e penalltise. Bashke me Dorin, jane aktivizuar edhe Bulku e Hidi me minutash te plote.

Fatmir Vata eshte nje ujk i vjeter dhe nje si puna e tij di ta beje mire detyren. Ne perballjen kunder Kiker Ofenbah, Vata ka vene ne shenjester trekendeshin e djathte te portes kundershtare, duke e prehur topin ne rrjete per here te dyte ne kete sezon me Tus Koblenzin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›