Ndryshimet ne Kushtetute, sot paketa e PS te Ligjet
Komisioni parlamentar i Ligjeve do te nise diskutimin e propozimeve te Partise Socialiste per reformen zgjedhore. Ne keto propozime parashikohet ndryshimet ne Kushtetute dhe ne Kodin Zgjedhor. Ndryshimet e paraqitura kane te bejne me sistemin proporcional rajonal, nje Kuvend me 140 deputete si dhe lista shumeemerore te mbyllura. Sekretari per ceshtjet ligjore ne Partine Socialiste, Kastriot Islami deklaroi dy dite me pare se ne keto ndryshime parashikohet qe Kodi Zgjedhor te sanksionoje ne menyre te prere votimin me karta identiteti. Po keshtu sipas socialisteve ne kete Kod duhet te sanksionohet edhe nje pike, sipas te ciles listat e votuesve duhet te dalin nga regjistri themeltar elektronik i centralizuar. Sipas Islamit, fillimisht keto amendime duhet te diskutohen ne Kuvend dhe me pas ne komisionin e posacem te reformes zgjedhore. Bashkekryetari socialist i Komisionit te posacem parlamentar, Kastriot Islami theksoi se komisioni qe ai drejton nuk ka mandat per te miratuar keto ndryshime dhe vetem komisioni parlamentar i Ligjeve mund ti miratoj ato.