Breçani: Të ngrihemi kundër ‘Enverit' të dytë, Edi Rama. Reagon Tahiri: Të shkarkohet militanti i Berishës

TIRANË- Zv/drejtor i policisë së Tiranës, Erzen Brecani i ka bërë thirrje gjithë mbështetësve të Partisë Demokratike që ashtu sic bënë në vitin 1991, të ngrihen për të larguar kryeministrin e ardhshëm Edi Rama.
Teksa rezultati i fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, nga të majtët nuk është certifikuar ende, Breçani nëpërmjet një postimi në faqen e tij personale në ‘Facebook’, teksa përshëndet kryeministrin Berisha duke e etiketuar si liderin historik të shqiptarëve, etiketon Ramën si “Enver Hoxha i dytë” dhe “Hitler që do të gjunjëzojë shqiptarët”.
“Përshendetje liderit historik të shqipëtarëve Doktorr Sali Berishës e duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistave me në krye Edvin Ramen ta largojmë këtë Enver të dytë ne që dikur studenta të ‘91 shembëm diktaturen Enveriste do gjejmë forcë dhe optimizem do të ngrihemi të tërë së bashku me rininë që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët”, shkruan Brecani.
Brecani i cili aktualisht mban postin e zv/drejtor të policisë së Tiranës ka pasur jo pak incidente me partinë Socialiste, ku mund të përmendin përplasjen e me deputetin Saimir Tahiri pas përleshjeve mes policisë dhe banorëve të një pallati në zonën e ‘Petro Nini Luarasit’, pasi përmbaruesi privat tentoi ti nxirrte jashtë banesave.
Ndërkohë, që kreu i PS-së Edi Rama dhe selia rozë, kanë sulmuar vazhdimisht Policinë e Shtetit si të implikuar me 'kupolën e krimit' në vend.
SQARIMI
Por sapo postimi i tij në Facebook ka marrë dhenë e ka bërë bujë, zv/drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani ka reaguar duke sqaruar se nuk e ka shkruar ai këtë postim. Breçani thekson se “faqja në Facebook është imja, ndërsa komenti jo. Shpesh e lë faqen hapur, dhe besoj se e ka shkruar dikush tjetër”.
TAHIRI: SHKARKONI BRECANIN. MILITANT PARTIE
Kreu i PS-së, për Tiranën, Saimir Tahiri kërkoi sot shkarkimin e zv/drejtorit të policisë Erzen Brecani. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook’, Tahiri thekson se Brecani ka qenë dhe është militant pranë Sali Berishës teksa komentit të tij i bashkangjit një foto, ku shfqen Erzen Brecani i ri.
“Ne ka mbetur një gram përgjegjshmëri ndaj shtetit ligjor, një gram respekt ndaj qytetarëve taksapagues, një gram mirnjohje ndaj punonjësve të ndershëm të policisë se shtetit, shkarkoni Brecanin! Shiheni në foto, i njëjti ka qenë dhe i njëjti është. Militant pranë Saliut atehërë, po njëlloj sot. Vetëm ne kemi ndryshuar! Vendi dhe qytetarët kanë ecur shumë, vetëm ky dhe ca të tjerë bashkë me Saliun, kanë mbetur në vend. Kundër këtyre ishte klithma e qytetarëve me votë shkatërruese! Kunder modelit të militantit të verbër ndaj klanit dhe prijsit! Prandaj nuk vlejnë më as për ti konsideruar. Por, shkarkojeni për të treguar se shteti, ligji, pergjegjshmëria publike përball qytetarëve, janë principe që vlejnë pavarsisht se kush qeveris. Dhe nqs nuk e shkarkoni dot, dilni publikisht dhe motivoni heshtjen!”, shkruan Tahiri.
(e.m/d.b/BalkanWeb)