E Diel, 1 Nëntor 2026

Escherichia Coli, Spanjë, hiqet alarmi për trangujt

Komisioni Europian ka hequr alarmin për trangujt spanjollë të cilët dyshoheshin se po përhapnin bakterin vdekjeprurës Escherichia Coli.
Lajmin e bëri të ditur ministrja spanjolle e Shëndetësisë, e cila është njoftuar pas vendimit nga Komisioneri Europian i Shëndetit, Xhon Dali.
Madridi zyrtar e cilësoi këtë vendim si një hap shumë të rëndësishëm për të rivendosur sa më shpejt normalitetin në sektorin e bujqësisë në Spanjë.
Bakteri-Vrasës, siç u cilësua nga mediat ka shkaktuar 17 viktima në Gjermani, ndërsa gjurmët e tij janë gjetur edhe në Britaninë e Madhe, Danimarkë, Suedi, Çeki e vende të tjera.
Fillimisht u dyshua se bakteri u përhap me anë të trangujve të prodhuar në disa ferma spanjolle.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›