E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, përleshje në mitingun e Erdogan

Përleshje të dhunshme shpërthyen mes policisë dhe protestuesve në veri-lindje të Turqisë, përpara një tubimi politik ku do të fliste kryeministri Rexhep Tajip Erdogan. Kundërshtarët e partisë në pushtet, AK, mbanin një pankartë të madhe ku shkruhej “Erdogan, largohu nga Hopa”.

Sipas raporteve per shtyp, një 54-vjecar ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak. Protestuesit kanë qëlluar forcat e rendit me gurë, ndërsa këto të fundit janë përgjigjur me gaz lotësjellës dhe pompa uji.

Disa persona mbetën të plagosur, si në radhët e demonstruesve, ashtu edhe të policisë. Në mesin e të lënduarve është edhe një nga truprojat e Erdogan, gjendja shëndetësore e të cilit paraqitet e rëndë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›