E Diel, 1 Nëntor 2026

Nata franceze sjell hitet e dashurise ne TV Klan

"Kenget e Shekullit", emocionet e shume brezave ne nje nate te vetme

Superspektakli "Kenget e Shekullit" shenoi nje tjeter sukses te jashtezakonshem mbremjen e se shtunes ne Teatrin e Televizionit Klan. Kesaj here show muzikor ndali udhetimin tek perlat e muzikes franceze. Artistet me te suksesshem shqiptare sollen me profesionalizem, por edhe me shume pasion muziken me te zgjedhur dhe te dashur te nje shekulli, moderne dhe tradicionale, te cilat shpesh here u shoqeruan edhe nga publiku qe kishte mbushur shkallet e Teatrit Klan. Kengetareve te mirenjohur shqiptare, te cilet thuajse jane pjese e perhershme e kete spektakli kaq prestigjioz, si Kastriot Tusha, Vikena Kamenica, Eranda Libohova, Rovena Dilo,etj, ne naten e muzikes franceze iu bashkengjiten edhe emra jo me pak te njohur, por qe vinin per here te pare skenen ku kendohen perlat e repertorit muzikor boteror, si Kujtim Prodani dhe kengetarja e re Hana Cakuli. Gjithashtu edhe emrave te kengetareve me te rinj, Altin Goci, Rosela Gjylbegu e Olta Boka kete jave iu shtua dhe nje tjeter ze shume i vecante i muzikes se lehte shqiptare, kengetarja Marsida Saraci e cila pasi kendoi nje kenge solo, solli nje duet te ndjere dashurie, kenge qe nuk kishte si te mos e kendonte me kengetarin dhe bashkeshortin e saj tashme, Arber Arapi. Ishin pikerisht keta kengetare qe kane emocionuar publikun ne salle dhe teleshikuesin, duke kenduar muziken me te bukur ne vite dhe qe per shume te rinj e te reja kane qene kolonat e tyre te dashurise. Pasi Parisi dihet nga te gjithe qe eshte qyteti i te dashuruarve. Autoret e programit kishin zgjedhur kete jave qe te sillnin ne kujtesen e nostalgjikeve, por edhe te te rinjve kenget me te bukura franceze te kenduara nga Celine Dion, Lara Fabien, Edit Piaf, si "Je suis malade" "Pardone moi" "Voyage Voyage", etj. I ftuari i mbremjes dedikuar muzikes franceze ishte kengetari Gianni Nazzaro, i cili megjithese eshte italian ka shitur nje numer te konsiderueshem disqesh me kenge qe i ka bere ne gjuhen franceze, ai solli pikerisht keto hite edhe per publikun shqiptare. Por nje rol shume te vecante luajti edhe elementit koreografik, qe sjelle me mjaft origjinalitet dhe enkas per kete spektakel trupa e baletit e Televizionit Klan, e drejtuar nga Albi Nako. Skena e "Kengeve te Shekullit" u shnderrua ne nje mini kabare, ku vajzat e baletit performuan me shume origjinalitet dhe shenuan keshtu suksesin e radhes ne kete edicion, i cili nga teatri i Televizionit Klan, po sjell per shqiptaret perlat e muzikes boterore. Por cfare do te sjelle java e ardhshme? Java qe vjen do te sjelle ne ekranet e te gjithe shqiptareve muziken amerikane. Do te jene pikerisht ritmet e muzikes me te mire amerikane, e cila te sjelle ne mendje muziken kantri, qe do te mbushe sallen dhe sigurisht do te sjelle hare ne nje nate aq te gezuar sic eshte nata e Krishtlindjeve, ne cdo familje shqiptare. Sa i perket te ftuarit special te mbremjes ende nuk eshte bere i ditur emri i tij, por sigurisht qe surprizat nuk do te mungojne dhe do te jene te shumta, pasi Tv Klan dhe moderatoret e ketij spektakli dine si t'i gozhdojne perpara ekranit te gjithe shqiptaret, cdo te shtune ne oren 20:00. Deri ne surprizat e radhes na mbetet vetem te presim.

Tre kengetare

Si cdo te shtune kane qene kengetaret qe merrnin pjese per here te pare dhe kete jave ishin Kujtim Prodani, Hana Cakuli dhe Marsida Saraci, te cilet iu bashkengjiten armates se kengetareve te super pektaklit "Kenget e Shekullit"

Kujtim Prodani: Kengen qe do te kendoja naten e muzikes franceze, e kam perzgjedhur qe ne vitin 2005, atehere kur ky projekt ishte ende ne leter.

Hana Cakuli: Eshte nje nder shume i madh per mua qe jam pjesemarrese ne nje spektakel te nje formati te tille, dhe kaq te ndjekur nga te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen.

Marsida Saraci: Me vjen mire qe isha pjesemarrese ne spektaklin "Kenget e Shekullit" dhe aq me teper ne naten franceze, pasi eshte muzika qe une e adhuroj dhe me pelqen ta kendoj edhe vete.

I ftuari special i nates franceze, Gianni Nazzaro me 1.7 milione disqe te shitura ne France

I ftuari i mbremjes dedikuar muzikes franceze ishte kengetari Gianni Nazzaro, i cili megjithese eshte italian ka shitur 1.7milione disqe ne France me kenge qe i ka bere ne gjuhen franceze, ai solli pikerisht keto hite edhe per publikun shqiptare dhe njera nder to ishte kengen "Romanela", e cila u pelqye edhe nga spektatori ne salle. Gianni Nazzaro. Debutimin e tij artistik e filloi ne vitin 1965, nen emrin e Buddy, duke imituar me sukses zerat e Bobby Solo, Adriano Celentano, Gianni Morandi. Ne vitin 1967 merr pjese ne Festivalin e Napoli me kengen "Sulo ppe mme e ppe te". Ai fitoi Festivalin e 1970 e Napolit me "Me chiamme ammore",. Nder sukseset e tij, te perqendruara kryesisht ne vitet shtatedhjete: "L'amore è una colomba" (1970), "Bianchi cristalli sereni" (1971), "Non voglio innamorarmi mai' (1972), A modo mio (1974, shkruar nga Claudio Baglioni dheAntonio Coggio) , kenge te prezantuar te gjitha ne Festivalin e Sanremos.

Dekori i ketyre festave, pjese e rendesishme per te krijuar nje ambient festiv

Atmosfera e Krishtlindjeve dhe e Vitit te Ri ne shtepite tona

Interior Desinger,Ina Likaj:Zbukurimet zakonisht jane pjese e tradites e ketyre festave. Une jam tifoze e dekorative te Krishtlindjeve. Me pelqejne dritat dhe bukuria qe jep ngjyra e gjelber, perzier me nuanca te ndritshme te kuqe dhe te arte. Fakti qe shtepite jane te zbukuruara per Krishtlindje brenda dhe jashte, me jep kenaqesi pasi gjate ketij muaji, femijet shikojne nga dritaret dhe kenaqen e habiten nga dritat dhe karakteret e ndritshme e te gezueshme dekorative.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›