Eshtë duke vdekur, por jeton si bari
Autori i Lajmit: red.
Ish-lideri ushtarak e serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç fshihet në një bunker në kufirin me Maqedonisë, në male, ruan dhen dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan gazeta "Kronen Zeitung", duke transmetuar deklaratën e një serbi nga Vjena, i cili ka kërkuar të mbetet anonim. "Ratko Mlladiç fshihet në një bunker të vjetër të Titos në kufirin drejt Maqedonisë. E ruajnë rreth 200 ushtarë të armatosur. Ai aty në mal ruan 150 dhen", - ka deklaruar serbi 43-vjeçar për gazetën. Sipas njoftimeve që i referohen këtij burimi, ish-komandanti i forcave të serbëve të Bosnjës është shumë i sëmurë dhe i ka ngelur edhe pak jetë.
"Kronen Zeitung" shkruan se serbi anonim, i cili jeton në Vjenë, paska qenë truprojë e Mlladiçit. Ai nuk ka dashur të japë hollësi për vendin ku fshihet Mlladiçi, për shkak se ka dashur të fitojë para për këtë informacion, për të cilin SHBA-ja prej kohësh ka lajmëruar se është e gatshme të paguajë pesë milionë dollarë. Serbi, shton gazeta, qenka takuar me përfaqësues të Tribunalit të Hagës në një hotel në Vjenë, por takimi nuk ka qenë i suksesshëm.
"Dëshiroja paratë para se ta zbuloj strehimin sekret", - ka deklaruar ai, transmeton "Kronen Zeitung".
Ky lajm është publikuar: 05/08/2008