E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohet në Qafë-Thanë maunia me klandestinë afganë

Autori i Lajmit: red.
Policia bëri të ditur se mjeti transportues “DAF” me targa turke kishte hyrë në Maqedoni nga Selaniku, ndërsa si destinacion tranzitor kishte Maqedoninë dhe Shqipërinë, për të kaluar më pas Italinë. Klandestinët afganë, të moshave prej 18 deri në 23 vjeç, po tentonin të kalonin nëpërmjet rrugëve ilegale në Itali për të punuar si emigrantë. Ministria e Brendshme e Maqedonisë njoftoi se në afërsi të vendkalimit kufitar Qafë- Thanë zbuluan mbrëmë gjashtë klandestinë afganë të fshehur mes ngarkesës së një mauneje turke. Sipas qendrës rajonale të policisë kufitare, pas zbulimit të rastit është ngritur masë paraburgimi kundër shoferit të maunes. Policia bëri të ditur se mjeti transportues “DAF” me targa turke kishte hyrë në Maqedoni nga Selaniku, ndërsa si destinacion tranzitor kishte Maqedoninë dhe Shqipërinë, për të kaluar më pas Italinë. Klandestinët afganë të moshave prej 18 deri në 23 vjeç po tentonin të kalonin nëpërmjet rrugëve ilegale në Itali për të punuar si emigrantë ekonomikë. Ata pas ndalimit nga policia maqedonase janë dërguar në Qendrën për Azil në Shkup për procedurë të mëtejshme për largim nga shteti dhe deportim në vende të tjera.
Ky lajm është publikuar: 05/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›