E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përdorte kartëmonedha false, pranga 17-vjeçarit

Autori i Lajmit: red.
Përfundon në qeli një 17-vjeçar, pasi kryente shkëmbime me kartëmonedha të falsifikuara. Burime zyrtare nga policia e Pogradecit bëjnë të ditur se 17-vjeçari B.S, lindur dhe banues në lagjen Nr. 1 Pogradec, është arrestuar, pasi dyshohet se ka kryer vepren penale të “Venies në qarkullim të kartëmonedhave të falsifikuara”. Pas shoqërimit të tij për disa orë në polici, prokurorja e minorenëve dhe oficeri i Policisë Gjyqësore që ndjek këtë procedim penal, deklaruan se ky shtetas do të procedohet në gjendje të lirë. Ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për hetime të metejshme.
Ky lajm është publikuar: 05/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›