E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shtoni sportelet ne dogana per emigrantet”

Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, i kerkon kryepolicit grek shtimin e sporteleve ne doganat pergjate brezit kufitar shqiptaro-helen. Ne nje takim qe ka pasur dje ne dikasterin blu me Anastasios Dimoschakis, ku pervec menaxhimit te levizjes se emigranteve pergjate diteve te fundit te vitit me rastin e festave, eshte folur edhe per kontrolle me te rrepta dhe luften kunder krimit te organizuar. Sipas zyrtareve te ministrise, pasi dy drejtuesit kane paraqitur rezultatet e punes, biseduan per masat qe duhen marre ne pikat doganore. “Ministri Nishani i kerkoi drejtorit te Policise greke qe te kontribuonte ne shtimin e personelit ne pikat e kalimit kufitar me Greqine, sidomos gjate diteve te festave kur ka edhe nje fluks me te madh levizjesh”, tha zedhenesi i dikasterit, Fatmir Konja, dje. Ne doganat shqiptare eshte rritur numri i sporteleve, por shpesh stafi i pales greke eshte i pakte ne numer, duke sjelle edhe radhe te gjata ne kufi keto dite te ftohta dimri. “Bashkepunimi me policine shqiptare eshte rritur dhe rezultatet jane te kenaqshme”, eshte shprehur kryepolici helen, Dimoschakis, gjate takimit me Nishanin, duke premtuar trajnime te oficereve e operacione te perbashketa ne brezin kufitar. Po dje, lejtnant, Anastasios Dimoschakis, ofroi per oficeret shqiptare edhe trajnime ne fusha te ndryshme gjate takimit me homologun e tij, Ahmet Prenci. U ra dakord qe dy palet te forconin kontrollet ne brezin kufitar per te parandaluar kalimin e paligjshem te emigranteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›