Ligji, “ndalohen” mjekët popullorë
• Mjekët apo pseudo mjekët popullorë, nuk do të munden më të bëjnë reklamë e të trajtojnë të sëmurët, në rast se asistenca që ata japin nuk është bazuar në faktet e shkencës dhe mjekësisë bashkëkohore.
ZIRINA LLAMBRO
Në ligjin “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” që ka kaluar në qeveri, ka një nen të veçantë për kushtet e aplikimit të mjekësisë alternative. “Ndalohet trajtimi dhe reklamimi i trajtimit shëndetësor alternativ që, sipas vlerësimit nga Ministria e Shëndetësisë, nuk është i bazuar në faktet e shkencës së mjekësisë bashkëkohore”, thuhet në nenin 20 të këtij ligji. Sipas këtij neni, fusha e trajtimeve, kushtet dhe mënyra e përdorimit të metodave jokonvencionale terapeutike, përcaktohen nga ministri i Shëndetësisë. Veç kësaj, sipas ligjit në fjalë, për herë të parë do të nisë akreditimi i të gjitha institucioneve shëndetësore. Spitalet duhet patjetër që përveç licencës nga Ministria e Shëndetësisë të kenë të paktën një nivel minimal akreditimi nga Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit për të siguruar që ambienti plotëson disa standarde të paracaktuara. Ndërkaq është përcaktuar se licencimi është i detyrueshëm për gjithë institucionet e kujdesit shëndetësor, për profesionistët e këtij shërbimi dhe teknikët që ofrojnë shërbime shëndetësore në vendin tonë. “Licenca rinovohet çdo pesë vjet dhe mund të hiqet nëse ata nuk arrijnë të vazhdojnë të plotësojnë standardet minimale”, thuhet në ligj. Në të janë përcaktuar edhe një sërë sanksionesh. Pagesa dhe marrja e bashkë-pagesave apo e tarifave në institucionet publike të kujdesit shëndetësor dënohet me gjobë deri në njëqind paga minimale. “Profesionistit të shëndetësisë që është dënuar tri herë brenda një periudhe 3-vjeçare, i hiqet licenca për një vit. Nëse ai kryen një shkelje tjetër brenda një viti, Ministria e Shëndetësisë i heq licencën”, përcakton neni 48. Sipas pikës 3 të këtij neni, Inspektorati Shtetëror i Shëndetësisë ka kompetencë të hetojë shkeljet, në bazë të ankimeve të përfituesve, ose në bazë të hetimeve të veta dhe të vendosë gjoba. Gjithashtu dhënësit e shërbimeve shëndetësore duhet që gjatë ofrimit të tyre të veprojnë në përputhje me standardet profesionale dhe etike të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe urdhrat e profesionistëve. Ky dikaster nxjerr normat dhe standardet e shërbimeve të kujdesit shëndetësor që do të përmbushen nga institucionet e kujdesit shëndetësor në lidhje me objektet fizike, pajisjet dhe kualifikimet e burimeve njerëzore.
Kushti për edukimin e vazhdueshëm
Pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri, bluzat e bardha do t’i nënshtrohen edukimit të vazhdueshëm profesional. “Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Urdhrat e Profesionistëve, krijojnë programe të detyrueshme për edukimin e vazhdueshëm profesionist. Edukimi i vazhdueshëm profesionist është një kërkesë e detyrueshme për ri-licencimin”, thuhet në ligj. Sipas nenit 42 të tij, profesionistët e kujdesit shëndetësor janë të detyruar që t’i nënshtrohen dhe të miratojnë programe të vazhdueshme të edukimit për të përditësuar dhe përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale, në mënyrë që të rrisin cilësinë e kujdesit shëndetësor. Edukimi profesional i përhershëm përbën një parakusht për ri-licencimin. Punësimi, privilegjet ose kontratat në institucionet shëndetësore, publike e private, do të përfundojnë nëse stafi profesionist nuk arrin t’i mbajë licencat e vlefshme sipas dispozitave të ri-licencimit të shoqatave respektive të profesionistëve.
Gjobë 100 mijë lekë kush ul kontributet e shëndetit
Ligjit “Për financimin shëndetësor”, përcakton penalitetet dhe gjobat për evazion, pagesa të vonuara dhe zgjidhje të kontratës për sigurimet shëndetësore. Kështu shkelja e rregullave dhe procedurave për regjistrim, identifikim, llogaritje të pagesës së kontributeve, do të ndëshkohet me gjoba që variojnë nga 10 mijë deri në 60 mijë lekë. Mosregjistrimi ndëshkohet me gjobë në masën 60 mijë lekë për punëdhënësit dhe 20 mijë lekë për personat e vetëpunësuar e personat e tjerë të siguruar, të cilët janë ligjërisht të detyruar për të paguar kontribute. “Vonesat e punëdhënësve në konfirmimin e kontributeve të paguara dhe deklarimeve të tjera, ndëshkohen me gjobë në masën prej 10% (dhjetë për qind) të kontributeve, objekt i vonesës”, thuhet në projektligj. Ndërkaq evazioni në termat e pagesës së kontributeve, deklarimi i kontributeve me masa më të ulëta dhe vërtetimi i rremë, kur nuk përbëjnë vepër penale, dënohen me një gjobë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë shqiptare. “Mosderdhja e kontributeve të mbajtura nga punëmarrësit dënohet si mashtrim sipas Kodit Penal. Informacioni i vonuar mbi ndryshimet për llogari të personave të siguruar dënohet me një gjobë deri në 20 000 (njëzet mijë) lekë shqiptare dhe vonesat për llogari të kontribuuesve me gjobë deri në 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë. Për herë të parë në vendin tonë me anë të këtij ligji do të krijohet fondi për shëndetin. Parashikohet gjithashtu edhe rritja e kontributeve shëndetësore me 3.4% më shumë se sa është aktualisht. Dyfishimi i sigurimeve shëndetësore pritet të sjellë ndryshime të ndjeshme në funksionimin e skemës.