KESH, borxhi për energjinë arrin 263 milionë euro
• Importet e larta të energjisë i kanë kushtuar goxha shtrenjtë Korporatës.
Fabiola Çela
Për të siguruar blerjen e energjisë KESH është detyruar që të marrë kredi. Por përveç kësaj Korporata ka marrë kredi edhe për realizimin e disa investimeve. Sipas të dhënave zyrtare deri më tani, KESH ka marrë plot 33,700 miliardë lekë kredi, nga e cila 17,312 miliardë lekë i takojnë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në procesin e privatizimin të OSSH-së.
Privatizimi
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të privatizohet. Mbyllja e procesit të privatizimit të këtij sektori është edhe një ndër premtimet e qeverisë demokrate. Në mbledhjen e djeshme Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime të bëra në projektvendimin “Për krijimin e shoqërisë, operatori i sistemit të shpërndarjes”. Sipas ndryshimeve të bëra, qeveria vendosi që t’i ngarkojë OSSH-së të gjitha detyrimet e huave afatgjata të marra për kryerjen e investimeve në sektorin e shpërndarjes, këtu do të përfshihen si ato huat/kredi që janë disbursuar, por dhe ato që do të dusbursohen në të ardhmen. Ky proces do të bëhet mbi bazën e projekteve dhe marrëveshjeve që janë në fuqi, me kreditorët e huaj për pjesën që i takon OSSH-së dhe kjo do të bëhet nëpërmjet hapjes së një llogarie pagesë detyrimesh midis OSSH-së dhe KESH-it. “Korporata do të jetë në rolin e kredimarrësit ose është në rolin e përfituesit si nënkredimarrës kur në këtë marrëveshje si kredimarrës është qeveria”, thuhet në relacionin që i bashkëngjitet këtij projektvendimi. Sipas ndryshimeve të bëra, ndahen detyrimet dhe të drejtat mes KESH-it dhe OSSH-së. Lidhur me pronësinë e aksioneve të OSSH-së në projektvendim përcaktohet se ajo transferohet nga kompania KESH tek Ministria e Energjetikës.
Konsulentët
Po dje përfaqësues të kompanive më të mëdha të energjisë elektrike nga vendet e Evropës Perëndimore morën pjesë në një tryezë të rrumbullakët me temë: “Privatizimi i sektorit të shpërndarjes së energjisë në Shqipëri”, që organizohej nga USAID dhe IFC. Në seminar merrnin pjesë përfaqësues nga kompanitë kryesore të energjisë në Evropën Perëndimore, si ENEL, EVN, E.ON, ENBW, “Siemens”, CEZ, “RWE Power”, “Union Fenosa”, AES, “E-Steimark”, të cilët janë të interesuar për privatizimin e OSSH-së. Genc Ruli, ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, u shpreh optimist mbi pjesëmarrjen e kompanive më të mëdha dhe me emër në tregun e menaxhimit të energjisë elektrike. “Ne po shohim se cilat janë qëndrimet që ka një investitor i huaj, problemet që mund të kenë për menaxhimin e sektorit, për modelin e tregut, për rolin që mund të ketë furnizuesi, apo shpërndarësi në treg. Ne po testojmë faktin se çfarë një investitor quan më të rëndësishëm në privatizim: të tillë quan çmimin e parë që jep për blerjen e kompanisë, apo investimet teknologjike që do të bëjë. Pra, të dy palët po testojnë njëri-tjetrin, ne testojmë blerësit e mundshëm, sikurse dhe ata na testojnë ne në procesin e privatizimit”, tha ministri. Ndërsa kreu i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, ka theksuar se, në procesin e privatizimit të këtij sektori do të merren vetëm ato kompani, që kanë eksperiencë dhe histori të mirë edhe në vendet ku ato operojnë. Ai u shpreh me besim se, “Eshtë e mundur që ky proces i privatizimit të OSSH-së të mbyllet brenda këtij viti”.
76 per qind
e aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes do të shiten, ku një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për punonjësit që preken nga reforma dhe një pjesë për punonjësit aktualë.
17,3 miliardë
lekë është vlera e kredive që duhet të shlyejë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes pas mbylljes së procesit të privatizimit.
Gazsjellësit, përcaktimi i tarifave do të kryhet nga ERE
Enti Rregullator i Energjisë do të jetë institucioni që do të përcaktojë tarifat që do të marrë qeveria nga ndërtimi i gazsjellësve. Në fakt vendi ynë është ndër të paktët vende që nuk është i lidhur me një rrjet gazsjellësi dhe kjo ndodh në një kohë kur kërkesa për gaz sa vjen e rritet edhe më shumë. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin “Për sektorin e gazit natyror”. Deri më tani në zyrat e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës janë dërguar disa projekte për furnizimin e vendit tonë me gaz natyror, projekte të cilat po studiohen. Këto projekte synojnë gazifikimin e vendit nëpërmjet lidhjeve me rrjetet rajonale gazsjellës, si dhe nëpërmjet ndërtimit të terminaleve të gazit natyror të lëngëzuar (GNL) në bregdetin shqiptar. Sipas projektligjit të ri, rregullimi i tarifave në sektorin e gazit do të kryhet nga Enti Rregullator i Energjisë. “ERE përcakton tarifat për hyrjen në rrjetin e transmetimit, hyrjen në rrjetin e shpërndarjes, pagesën e lidhjes me rrjetin e transmetimit, furnizimin e klientëve tariforë etj”, thuhet në projektligjin e qeverisë. Për herë të parë në projektligj është parashikuar edhe futja e linjave direkte. Këto linja kanë të bëjnë me të drejtën që do të fitojnë shoqëritë e gazit natyror, që janë të krijuara brenda territorit të Shqipërisë, të cilat mund të zgjedhin që furnizimi i një klienti të kualifikuar të kryhet nëpërmjet një linje direkte. Në projektligj është përcaktuar gjithashtu se, ndërtimi i gazsjellësve për transportimin, importimin dhe eksportimin e gazit natyror bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave. Kjo shoqëri më parë duhet të marrë ‘ok’ nga Këshilli i Ministrave për ‘leje koncesioni’, e cila jepet për një periudhë 30-vjeçare dhe me të drejtë përsëritje.
Miratohet dhënia me koncesion e tre HEC-ve
Për të rritur kapacitetet prodhuese të energjisë qeveria ka vendosur të japë një sërë hidrocentralesh me koncesion. Vetëm në mbledhjen e djeshme Këshilli i Ministrave, vendosi miratimin e kontratës së koncesionit, të formës “ROT” (rehabilitim, operim, transferim), të lidhur ndërmjet Ministrisë së Energjetikës, si autoriteti kontraktues dhe shoqërisë “Ansara”, për ndërtimin e hidrocentralit “Labinot Mal–Elbasan”. Gjithashtu Këshilli i Ministrave, miratoi kontratën e koncesionit, të formës “BOT” mes ministrisë si autoriteti kontraktues dhe shoqërisë “Stebleva”, sh.p.k., për ndërtimin e hidrocentralit “Steblevë”. Një tjetër HEC është dhënë me koncesion nga qeveria. Po dje Këshilli i Ministrave miratoi kontratën e koncesionit, të formës “BOT” për ndërtimin e hidrocentralit “Lapaj”.
Konkurrenca, marrëveshje me komunitetin e biznesit
Autoriteti i Konkurrencës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë kanë nënshkruar dje një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre. Sipas marrëveshjes, palët do të bashkëpunojnë për rritjen e konkurrencës së lirë dhe efektive, duke dhënë mendimet e tyre në rastet e kufizimit, ndërhyrjes dhe deformimit të konkurrencës në treg. Të dy këto institucione, gjithashtu do të shkëmbejnë informacione dhe të japin të dhëna të nevojshme në përmbushje të detyrimeve ligjore reciproke. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, Gjokë Uldedaj, u shpreh se, ky aktivitet i përbashkët ka në fokus “njohjen e biznesit me ligjin e Konkurrencës, si dhe Autoritetin e Konkurrencës si institucion, vendosjen e hallkave lidhëse midis biznesit dhe Autoritetit të Konkurrencës për të bërë të mundur sigurimin e një konkurrence të lirë dhe efektive në treg, bazuar në standarde”.