Kryeministri Fatos Nano dha sot nje konference per shtyp, ne perfundim te Samitit te Nismes se Adriatikut dhe Jonit, ne Bari te Italise. Kryeministri Nano tha se "perfitimi i Shqiperise nga keto
Kryeministri Fatos Nano dha sot nje konference per shtyp, ne perfundim te Samitit te Nismes se Adriatikut dhe Jonit, ne Bari te Italise.
Kryeministri Nano tha se "perfitimi i Shqiperise nga keto iniciativa rajonale, globale dhe nenrajonale, eshte krjimi i te njejtit treg ne te cilin Shqiperia eshte e integruar".
"Me ne fund ka ardhur koha qe perfitimi te kuptohet me levizje te ndersjellte, sepse Shqiperia ka stabilizuar kufijte e saj, institucionet, rritjen ekonomike, natyrisht mbi bazen e nje stabiliteti politik dhe makroekonomik dhe mbi kete baze ka krijuar me shume stimuj dhe lehtesi per simpermarrje te perbashketa me vendet e rajonit dhe interesa enonomike per sipermarresit e tyre ne tregun shqiptar", tha Kryeministri Nano ne pergjigje te pyetjeve te gazetareve.
"Jam i lumtur qe ne dokumentin konkluziv te Samitit qe mbyll presidencen italiane te Adriatik-Jon, u perfshi edhe nje produkt qe lidhet me Shqiperine, sic eshte linja e transmetimit me tensionion te larte 400 kilovolt Elbasan-Podgorice, e finacuar nga qeveria italiane. Kjo do te stabilizoje mjaft sistemin tone energjitik, do te ule humbjet dhe do te rrise stabilitetin e sistemit", tha Z.Nano.
Me tej, Kryeministri Nano shtoi se, "perfitimi i Shqiperise eshte krijimi i nje tregu jo vetem ekonomik, por edhe i nje tregu energjitik, i infrastrukturave qe jane standarte ne te njejten hapesire ekonomike, natyrisht shume me te madhe sesa ajo nacionale, si dhe per shkak te reformave ligjore, administrative, ekonomike financiare, edhe krijimi i te njejtave standarte dhe mbrojtjeje ligjore per operatoret ekonomike shqiptare dhe joshqiptare, ne flukset qe hyjne e dalin nga Shqiperia ne kete treg".