E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot Kryeministri Fatos Nano priti ne nje takim te ngrohte mireseardhjeje ambasadorin e ri te Italise ne Shqiperi , zotin Masimo Januçi. Ambasadori Januçi i percolli Kryeministrit Fatos Nano pers

Sot Kryeministri Fatos Nano priti ne nje takim te ngrohte mireseardhjeje ambasadorin e ri te Italise ne Shqiperi , zotin Masimo Januçi.

Ambasadori Januçi i percolli Kryeministrit Fatos Nano pershendetjet personale te autoriteteve italiane dhe theksoi se ishte i autorizuar te deklaronte se marredheniet me Shqiperine jane teper miqesore dhe te nje rendesie strategjike per Italine.
"Me vjen mire qe tashme qe vij pas dy vjetesh ne Shqiperi gjej nje Tirane krejtesisht te ndryshuar, ku vrulli dhe dinamizmi zoterojne gjithcka".
"Tashme qe Shqiperia eshte perfshire ne nje proces te pakthyeshem integrimi ne strukturat Euroatlantike, theksoi ambasadori, roli i Italise vjen duke u rritur. Realiteti i ri i krijuar ne Shqiperi ne vijim te reformave integruese ka krijuar tashme kushte qe sipermarrja italiane te kaloje ne nje stad te ri te prezences se saj duke u perqendruar me mire dhe me intensione te qarta ne investime te rendesishme".

Nga ana e Tij Kryeministri Fatos Nano, pasi i uroi mireseardhjen i parashtroi ambasadorit nje panorame te gjere te realitetit shqiptar duke vene theksin tek realizimet ne fushen politike, ekonomike dhe duke u ndalur posacerisht ne rendesine qe ka Italia per te ardhmen euroatlantike te Shqiperise.
"Ne kete proces e gjykojme si nje proces kompleks dhe e konsiderojme se ai do te realizohet vetem kur edhe sistemet tane ekonomike te integrohen me njeri-tjetrin. Realiteti i ri i krijuar ne Shqiperi, por edhe ne Ballkan krijon kushte per nje politike iniciativash te reja dhe per prani me te madhe te sipermarrjes italiane dhe Shqiperia eshte e gatshme te luaje rolin e vet ne kete depertim rajonal te kesaj sipermarrjeje", tha Kryeministri.

Ata diskutuan gjate dhe konkretisht per projekte te perbashketa ne fushen e energjitikes, sistemit financiar, turizmit si dhe per mundesine e pjesemarrjes se kompanive italiane ne privatizimet strategjike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›